Ambasadori gjerman, Rohde mirëpret miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Në Kuvendin e Kosovës, pas disa tentimeve të dështuara, sot u arritë të miratohen disa marrëveshje ndërkombëtare. Suksesin e mundësoi vota e partive opozitare LDK dhe AAK, të cilat vendosën të votonin në favor të marrëveshjeve, duke i mundësuar kështu partisë në pushtet kalimin e tyre

Jorn Rhode, Amabsador i Gjermanisë në Kosovë.

Në Kuvendin e Kosovës pas shumë tentimesh të dështuara, sot ka arritur t’i kalojë disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kjo u bë e mundur pasi partitë opozitare LDK-ja dhe AAK-ja vendosën që t’i votojnë të njëjtat, duke ia mundësuar partisë në pushtet kalimin e tyre.

Për këtë ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili tha se marrëveshjet janë në të mirë të qytetarëve.

“Lajme të mira për Kosovën. Më në fund iu dha drita e gjelbër marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare, të arritura sot me konsensus ndër-partiak në parlament. Këto do t’i sjellin dobi popullit dhe tërë vendit”, ka shkruar Rohde.

Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës, seanca plenare kishte nisur me një orë vonesë.

Sipas njoftimit të Kuvendit, kjo seancë ishte paraparë të niste në orën 10:00, ndërsa ka nisur në orën 11:00.

Ndërsa, në rend të ditës ishin gjithsej 27 pika.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika