Ambasadori gjerman uron Kosovën: Gjermania do të jetë mike e ngushtë drejt rrugës suaj në BE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar qytetarët e Kosovës për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në X, Rohde ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të jetë një mike e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, me rastin e ditës së Pavarësisë, unë dhe kolegët e mi të Ambasadës ju urojmë Ditën e Pavarësisë. Me liberalizimin e bërë realitet më 1 janar, Kosova ka nisur me hapa të mirë këtë vit. Jini të sigurt se Gjermania do të vazhdojë të jetë një mike e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugën tuaj drejt integrimit euroatlantik! Urime edhe një herë!”, ka thënë Rohde në videon e publikuar.

Ndryshe, sot bëhen 16 vjet qëkur Kosova u shpall shtet i pavarur. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008, në ora 15:39, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika