Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikë në Beograd, Christopher Hill, derisa pret për krijimin e Qeverisë së Serbisë, ka thënë se do të dëshironte që të shihte një qeveri properëndimore.
Ndërkohë, zgjedhjet në Serbi janë mbajtur më tre prill të këtij viti. Zgjedhjet për herë të fundit janë mbajtur në Tërnoc të Luginës për parlamentin e Serbisë, ku deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, arriti të sigurojë ulësen në parlamentin e Serbisë.
“Sa u përket sfidave, e di që shumë serbë e ndjejnë veten sikur e kanë gjetur veten në një gjendje të vështirë, por gjithashtu mendoj se shumë serbë janë të vendosur dhe mendojnë se Serbia duhet të kthehet nga Perëndimi. Serbia duhet të kthehet nga Perëndimi, nuk ka alternativa të tjera”, është shprehur Hill, shkruan gazeta “Danas”.
Ambasadori Hill ka mohuar se po përzihet në krijimin e qeverisë së Serbisë.
“Unë përfaqësoj interesat e SHBA-së, nuk përzihem në kuzhinat e huaja”, tha ai.
I pyetur se sa ndikon kriza në Ukrainë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së, Hill ka thënë se “hap sfida, por edhe mundësi, siç bëjnë të gjitha krizat”.
“Sa i përket sfidës, e di që shumë serbë e ndjejnë veten sikur e kanë gjetur veten në një gjendje të vështirë, por gjithashtu mendoj se sa i përket shumë serbëve është vendosur dhe mendojnë se Serbia duhet të kthehet në Perëndim”.
Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një vizite të hënën në Shabc, ka thënë se deri nga mesi i gushtit do të formohet qeveria e re.