Ambasadori Hovenier i shkon në zyrë Kurtit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, të mërkurën e 21 dhjetorit, është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është parë në oborrin e Qeverisë së Kosovës, duke hyrë në ambientet e objektit, shkruan EO.

Portali Dukagjini ka provuar të kontaktojë me zyrtarë nga qeveria, por deri në publikimin e artikullit nuk ka pranuar përgjigje.

Situata në veriun e vendit është përkeqësuar ditëve të fundit me vendosjen e barrikadave në atë pjesë të vendit.

Bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës ka hyrë në ditën e 12.

Që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Forcat e policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Që nga 6 dhjetori, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa incidente të armatosura.

Sulme ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në mbrëmje janë dëgjuar dy shpërthime në ‘Lagjen e Boshnjakëve’ dhe te ‘Tre Rrokaqiejt’ në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, njësitet patrolluese policore të rendit publik, rreth orës 20:45 dhe 21:20, kanë njoftuar se në ‘Lagjen e Boshnjakëve’ dhe te ‘Tre rrokaqiejt’- Mitrovicë Veri, janë dëgjuar dy shpërthime (dyshohet të jenë shok-bomba)” , ka thënë Kelani.

Megjithatë, Kelani ka shtuar se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë lëndim apo dëm material.

Për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës, janë shtuar patrullime edhe nga ana e KFOR-it e EULEX-it.

Të dielën, një grup i protestuesve ekstremistë serbë kanë thyer kordonin e parë të Policisë serbe, e cila po i kontrollonte teksa po protestonin afër kufirit me Kosovën, në pikën kufitare në Jarinjë.

Ata u ndaluan nga kordoni i dytë i policisë, i cili ishte vetëm pak metra larg pikës së kontrollit në Jarinjë.

Në kufi me Serbinë, kishin dalë njësitë e KFOR-it, të cilët i kishin shtuar forcat për ta parandaluar një eskalim të mundshëm të gjendjes.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika