Ambasadori Hovenier takohet me Rakiq-in, flasin për situatën në veri

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me kryetarin e Listës Serbe, për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Hovenier ka bërë të ditur se vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ishte legjitim

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar të enjten me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Hovenier ka bërë të ditur se me të kanë biseduar për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, dhe për rëndësinë e uljes së tensioneve.

Ambasadori amerikan e ka ripërsëritur qëndrimin e tij se veprimet e fundit për reciprocitet janë në një linjë me marrëveshjet e Brukselit.

“Sapo e takova Rakiqin… në kontekstin e ngjarjeve të fundit, folëm rëndësinë për deeskalimin e gjendjes, i rikujtova pozicionin e SHBA-së, në disa prej çështjeve, për masën e reciprocitetit që Qeveria e Kosovës deshti ta implementojë, nga perspektiva jonë është në konsistencë me marrëveshjet e Brukselit, është legjitime”, ka deklaruar ambasadori Hovenier.

Në takim sipas ambasadorit amerikan është diskutuar edhe për shqetësimet e ngritura nga komuniteti i serbëve të Kosovës.

Sipas tij, me kryetarin e Listës Serbe janë pajtuar se takimi në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, është shumë i rëndësishëm për uljen e tensioneve në veri.

“Por po ashtu folëm rëndësinë e shqetësimeve të serbëve të Kosovës, dhe për elementet se si duhet të vazhdojnë gjërat. U pajtuam për rëndësinë e takimit të presidentit Vuciq dhe kryeministrit Kurti në Bruksel më vonë gjatë muajit. Duhet ta shikojnë mënyrën sesi të deeskalizohet”, ka thënë Hovenier.

Hovenier ka thënë se i ka përmendur Rakiqit vendimin e Qeverisë amerikane për futjen në listë të zezë të anëtarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika