Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, të martën e nëntë gushtit është takuar me kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiç.
Ky takim vjen një javë pas takimit të Hovenierit me kryetarin e Listës Serbe, dhe njëherësh me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiç.
Gjatë takimit të tij me Jevtiç, është diskutuar rreth shqetësimeve që Jevtiç ka në raport me komunën të cilën ai e drejton.
“Vizitë të mrekullueshme në Shtërpcën e bukur sot, një komunitet që pasqyron diversitetin multietnik të Kosovës. I nderuar të takohem me kryetarin Jevtiç dhe të dëgjoj shqetësimet e tij dhe të shoh sipërmarrësit kosovarë në veprim”, ka shkruar Hovenier në rrjetin e tij social në Twitter.
Great visit to beautiful Štrpce/Shtërpce today, a community that reflects Kosovo’s multi-ethnic diversity. Honored to meet with Mayor Jevtic and hear his concerns as well as to see Kosovan entrepreneurship in action at Sharr Berry. pic.twitter.com/Rq0KJoeo93
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 9, 2022
Ndërkaq, në takimin e tij me Rakiç, ambasadori amerikan është pajtuar se takimi në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, është shumë i rëndësishëm për uljen e tensioneve në veri.
“Por po ashtu folëm rëndësinë e shqetësimeve të serbëve të Kosovës, dhe për elementet se si duhet të vazhdojnë gjërat. U pajtuam për rëndësinë e takimit të presidentit Vuciq dhe kryeministrit Kurti në Bruksel më vonë gjatë muajit. Duhet ta shikojnë mënyrën sesi të deeskalizohet”, ka thënë Hovenier.
Hovenier ka thënë se i ka përmendur Rakiqit vendimin e Qeverisë amerikane për futjen në listë të zezë të anëtarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq.