Të premten e 29 korrikut, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është pritur nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë për të shënuar Vitin e Ri Islamik.
Hovenier përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me myftiun Tërnava kanë diskutuar mënyrat sesi secili mund të adhurojë pa qenë i diskriminuar.
“Respekti për trashëgiminë e ndryshme fetare dhe kulturore, është një ideal i dashur në çdo demokraci moderne – multietnike. Sot, isha i nderuar të shënoja Vitin e Ri Islamik me Myftiun Tërnava në Xhaminë e Madhe dhe të diskutoja mënyrat për të siguruar që çdo kosovar të mund të adhurojë pa diskriminim”, ka shkruar Hovenier.
Respect for diverse religious and cultural heritage is a cherished ideal in every modern, multi-ethnic democracy. Today, I was honored to mark Islamic New Year with Mufti Ternava at the Grand Mosque and discuss ways to ensure every Kosovan can worship free from discrimination. pic.twitter.com/Tw5rY6mZxn
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 29, 2022