Ambasadori i BE-së në Kosovë: I bëj thirrje Kuvendit të Kosovës që të krijojë një mekanizëm që siguron pjesëmarrjen dhe votën e deputetëve

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të krijojë një mekanizëm që siguron pjesëmarrjen dhe votën e deputetëve në seancat parlamentare. Ai gjithashtu ka kritikuar vonesat në miratimin e ligjeve dhe emërimeve në institucione

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Tomas Szunyog

Ambasadori i Bashkimi Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka reaguar ndaj institucioneve të Kosovës për mosmiratimin e ligjeve, duke thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të krijojë një mekanizëm që i detyron deputetët të marrin pjesë nëpër seanca.

Sipas ambasadort të BE-së në Kosovë, deputetët duhet ta kryejnë punë e tyre, pasi sipas tij, për këtë i kanë zgjedhur qytetarët e Kosovës.

“I bëj thirrje Kuvendit të Kosovës që të merret me këtë çështje, duke futur një mekanizëm që siguron pjesëmarrjen dhe votën e deputetëve.”

“Është zhgënjyese që Kuvendi i Kosovës edhe një herë ka dështuar të mbajë seancë plenare për shkak të mungesës së deputetëve. Deputetët duhet të kenë prioritet punën parlamentare, pasi janë zgjedhur nga qytetarët për të kryer rolin e tyre legjislativ”, ka thënë Szunyog.

“Vonesat në miratimin e ligjeve dhe emërimet në institucione kanë ndikim negativ në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe reformat e nevojshme për Kosovën përparimin e tij drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar ambasadori i BE-së në Kosovë në Twitter.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika