Ambasadori i Britanisë në Kosovë e përkrah aplikimin në KE

Ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se aplikimi i Kosovës në Këshill të Evropës është sinjal i mirëpritur.

Sipas tij, me këtë aplikim shteti i Kosovës ka treguar se është i përkushtuar për sundim të ligjit dhe mbrojtje të të drejtave për qytetarët.

“Dëshira e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës është një sinjal i mirëpritur i përkushtimit të saj ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj”, ka thënë Abbot.

Dëshira e Kosovës për tu anëtarësuar në KE, sipas ambasadorit britanik në Kosovë, është shenjë gatishmërie për të “mbështetur vlerat kyçe evropiane dhe për të çuar më tej integrimin e saj ndërkombëtar”.

Në fund, Abbot i ka uruar suksese shtetit të Kosovës, për anëtarësim në KE.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika