Ambasadori i Finlandës në Prishtinë: Nëse do të hyjmë në NATO, do ta ndihmojmë Kosovën për anëtarësim

Ambasadori i Finlandës në Kosovë ka thënë se nëse vendi i tij hyn në NATO para Kosovës, do të ndihmojë për të njëjtën politikë të dyerve të hapura siç ka vendosur NATO kolektivisht

Johan Schalin, Shefi i Ambasadës së Finlandës në Kosovë, ka folur për anëtarësimin e Finlandës në NATO duke shtuar se, nëse vendi i tij anëtarësohet më parë do ta ndihmojë Kosovën që të futet në këtë organizatë.

Schalin ka thënë se Finlanda do të përkushtohet në përkrahjen e Kosovës në procesin e anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarake në botë, transmeton “KosovaPress”.

Johan Schalin

Schalin ka thënë: “Unë mendoj se çdo vend merr vendime për sigurinë e tij, kështu që është e vështirë të japësh këshilla. Tani për tani, ne jemi shumë të përkushtuar në rrugën tonë drejt NATO-s. E vërej se jemi ulur në Kosovë gjatë kësaj interviste dhe Kosova nuk është pjesë e NATO-s, kurse shumë vende fqinje të saj janë”.

“Nëse Finlanda hyn në NATO para Kosovës, do të angazhohemi për të njëjtën politikë të dyerve të hapura siç ka vendosur NATO kolektivisht. Mendoj se në të ardhmen mund të jetë një zgjedhje që Kosova mund të bëjë”, ka thënë Ambasadori i Francës në Kosovë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika