Ambasadori i Kosovës në Ankara: Po përpiqemi të marrim informata nëse ka ndonjë shqiptar që ka pësuar nga tërmeti

Ambasadori i Kosovës në Ankara, Agon Vrenezi, ka njoftuar se në vazhdimësi janë duke u përpjekur që të marrin informacione nga autoritetet e Turqisë në rast se ka ndonjë shtetas shqiptar që ka pësuar nga tërmeti i së hënës në Turqi.

Kështu ka thënë ai në një përgjigje për Portalin Dukagjini, kur është pyetur se a ka ndonjë shqiptar që mund të ketë pësuar nga kjo fatkeqësi.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara në vazhdimësi po përpiqet të marrë informatat nga autoritetet vendore në Republikën e Turqisë dhe të përcjellë nëse në qytetet e goditura kemi shtetas tanë”, u shpreh ai.

Ndryshe, Ambasada e Kosovës në Ankara, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, i ka shprehur ngushëllime popullit turk.

“Ndjejmë dhimbje të thellë për viktimat si pasojë e tërmetit që goditi disa provinca të Turqisë në mëngjesin e sotëm. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për popullin e Turqisë dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit nga ky tërmet”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ambasada ka publikuar numrat për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti, duke i lutur qytetarët që të kontaktojnë.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99

Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91

Numri i të vdekurve në Turqi e Siri po vazhdon të rritet si pasojë e tërmetit vdekjeprurës.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se numri i viktimave në këto dy shtete ka shkuar mbi 600.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika