Ambasadori i Kosovës në Bruksel: Me mbështetjen që kemi suksesi është i garantuar

Ambasadori i Kosovës, në Bruksel, Agron Bajrami, ka thënë se Kosova ka mbështetje të garantuar për të pasur sukses sa i përket liberalizimit të vizave

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami

Ambasadori i Kosovës, në Bruksel, Agron Bajrami, ka dhënë sinjale të mira sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Bajrami ka theksuar se ekziston një mbështetje e mjaftueshme për Kosovën, i cili sipas tij do të përkthehet në “sukses të garantuar”.

“Me Raportin e Komisionit Evropian  të vitit 2022 që vlerëson progresin e madh dhe të qëndrueshëm të realizuar nga Kosova, gjatë vitit të kaluar (shumë kërkues dhe sfidues), tani jemi gati të ecim më tej dhe më shpejt në agjendën evropiane, dhe me mbështetjen që kemi nga parlamentarët e BE-së, suksesi është i garantuar”, ka shkruar Bajrami.

Grupi Punues i Këshillit Evropian është mbledhur në një takim pune në kryeqendrën evropiane në Bruksel.

Takimi i cili ka nisur në orën 10:00 në rend dite ka edhe një pikë shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës.

Bëhet fjalë për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, gjë për të cilën një ditë më parë Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Olivér Várhelyi tha se Kosova i ka përmbushur kushtet për të fituar të drejtën për lëvizje të lirë në Evropë.

Radio Televizioni Dukagjini këto zhvillime të rëndësishme në Bruksel po i përcjellë nga afër, ndërsa burime të afërta me këtë proces kanë bërë me dije se në nivel ekspertësh të Këshillit Evropian nuk pritet ndonjë vendim por vetëm rekomandime, ndërsa në fund është Këshilli i Ministrave ai që do të vendosë.

Por, gjithsesi rekomandimi i këtyre ekspertëve ka rol të rëndësishëm në veprimet pasuese të organeve të Bashkimit Evropian.

Kjo çështje më pas do ti kalojë edhe Parlamentit Evropian për votim në seancë plenare nëse merr rekomandime pozitive paraprakisht.

Në Parlament votimi bëhet në dy lexime, fillimisht në lexim të parë nevojitet  vetëm shumicë e thjeshtë e të gjithë eurodeputetëve e më pas në lexim të dytë është e nevojshme që të ketë votim të shumicës absolute.

Në rast se rekomandimi për Liberalizim të Vizave kalon në Parlament kjo çështje më pas i kalon sërish Këshillit Evropian, ku sërish do të ketë votim.

Votimi në këtë organ të BE-së më pas bëhet në formën që njihet si shumicë e kualifikuar ku 55 për qind e vendeve anëtare duhet të votojnë pro ndërsa këto shtete anëtare duhet të përbëjnë edhe 65 për qind të popullsisë së BE-së.

Votimi në këtë organ të Bashkimit Evropian bëhet nga Këshilli i Ministrave.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika