Ambasadori i Kosovës në Gjermani mbron Rohden nga Vuçiqi

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka reaguar ndaj komenteve që ambasadori Jorn Rohde ka marrë nga presidenti Vuçiq. Sipas tij, këto sulme ndaj Rohdes janë të papranueshme dhe të qëllimshme

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka reaguar ndaj komenteve që ka marrë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, i cili tha se Gjermania, bashkë me të, po mundohen ta dominojnë Ballkanin.

Ajeti ka shtuar se këto sulme janë të papranueshme dhe një provokim i qëllimshëm.

“Sulmet verbale të regjimit autokratik në Beograd ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë  janë të papranueshme dhe një provokim i qëllimshëm që ka për qëllim inkurajimin e ekstremistëve në Kosovë”, ka shkruar Ajeti në Twitter, transmeton Portali Dukagjini.

Vuçiq ka drejtuar komente ndaj Rohdes, i cili ka thënë se kërkesa e Serbisë për kthim të trupave ushtarake në Kosovë, është e rrezikshme.

Nga Beogradi, ai e ka quajtur Rohden si antiserb.

 

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika