Ambasadori Rohde: Na duhet zgjidhje e shpejtë për liberalizimin e vizave

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se duhet një zgjidhje e shpejtë sa i përket çështjes së vizave për qytetarët e Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde





Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në tryezën “Agjenda Evropiane 2022” të Komisionit për Integrim Evropian, ka thënë se duhet të ketë një zgjidhje të shpejtë në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Rohde, po ashtu, tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian.

“Agresioni rus kundër Ukrainës na ka bërë të ditur se sa i rëndësishëm është zgjerimi i BE-së dhe kjo vlen edhe për liberalizimin e vizave, dhe ne të gjithë pajtohemi se e ardhmja e Kosovës është BE-ja. Dhe kjo do shumë punë”, tha ai.

Ndërsa, ambasadori i Republikës Çeke, Pavel Bílek, ka deklaruar se shteti që ai përfaqëson është i fokusuar t’i ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos në fushën e energjisë.

“Kjo periudhë e vështirë na sjell shumë sfida, por na bën me dije se duhet të ndihmojmë Ballkanin Perëndimor. Presidenca e Çekisë është duke u fokusuar që të ndihmojë Ballkanin Perëndimor që të përfitojë si në fushën e energjisë, agjendën e gjelbër e të tjera”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka kërkuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në fusha të rëndësishme, siç është ajo e sigurisë kibernetike.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika