Ambasadori ukrainas në Serbi: Po rriten zërat për njohjen e Kosovës nga Kievi

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka thënë se në Ukrainë po rriten zërat për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach. Foto: Vesna Andic (RFE/RL)

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, të martën ka thënë se në Ukrainë po rriten zërat për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se një numër i caktuar i deputetëve në Parlamentin e Ukrainës po e përkrahin qëndrimin për njohjen e mundshme të Kosovës.

Megjithatë, Tolkach theksoi se qëndrimi i Ukrainës për njohjen e Kosovës mbetet i pandryshueshëm, për shkak se çështja e “krijimit dhe zbatimit të politikës së jashtme në përputhje me legjislacionin ukrainas i takon presidentit të Ukrainës”.

Tolkach i bëri këto komente pas një interviste të kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit ukrainas, Oleksandr Merezhko, për kanalin T7 në Kosovë.

Merezhko kishte thënë më 7 gusht se “njohja e Kosovës nga Ukraina po diskutohet në Kiev”.

Në një komunikatë për media më 8 gusht, Tolkach ka thënë tutje se “është në veçanti e rëndësishme për Ukrainën që t’i respektojë dhe të sigurohet për mbrojtjen e normave të ligjit ndërkombëtar nga të gjitha shtetet, posaçërisht sa i përket integritetit territorial dhe pacenueshmërisë së kufijve shtetërorë të njohur ndërkombëtarisht”.

“Qëndrimi i Ukrainës është parimor dhe i qëndrueshëm – Ukraina e respekton integritetin territorial të Serbisë”, thuhet në komunikatën e ambasadorit Tolkach.

Por, Toklach tha se lidershipi i Kosovës “ka marrë qëndrim të qartë për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës, posaçërisht duke e sanksionuar agresorin”.

Ai e pranoi se nuk është befasi se zërat po rriten gjithnjë e më shumë në shoqërinë ukrainase në përkrahje të njohjes së pavarësisë së Kosovës, shkruan REL.

“Ukraina, si vend demokratik i cili e respekton lirinë e fjalës, nuk mund ta kufizojë shprehjen e mendimit të politikanëve të tjerë, të rrethit profesional apo publikut”, theksoi ai.

Tolkach nënvizoi se Serbia, megjithëse deklaron mbështetjen për Ukrainën, po zhvillon dialog aktiv politik dhe bashkëpunim ekonomik me Rusinë.

“Prandaj, ne përsëri i bëjmë thirrje Serbisë, kandidatit për anëtarësim në BE, ta harmanizojë politikën e jashtme, veçanërisht sa i përket agresionit të Federatës ruse kundër një vendi të tjetër kandidat – Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e përbashkët të familjes evropiane”, ka shtuar Tolkach.

Ambasada e Ukrainës në Beograd i ka bërë thirrje Serbisë në të kaluarën t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika