Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, do të jetë mysafir special në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Walker në këtë intervistë do të flasë gjerë e gjatë, që nga Masakra e Reçakut dhe lufta e fundit në Kosovë në vitet kur shërbeu si ambasador i OSBE-së dhe ishte zëri Kosovës në kohë luftë.
Gjithashtu, Walker nuk do të lerë pa komentuar dhe diskutuar për raportet mes kryeministrit, Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe gjithashtu edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Pas vrasjes masive në Reçak, Walker kishte shkuar në vendin e ngjarjes, duke u bërë dëshmitari i parë ndërkombëtar që i dërgoi një mesazh botës se ajo që po ndodhte në Kosovë ishte “një krim kundër njerëzimit”.
Mesazhi i tij ishte një faktor i rëndësishëm në vendimin e NATO-s për përdorimin e forcës kundër regjimit serb në Kosovë.
Pra, deklarata e tij ishte një nga momentet kyçe që çoi në bombardimet e NATO-s kundër ish-presidentit jugosllav, Millosheviq dhe forcave të tij.
Ai kishte insistuar në dëshminë e tij në Hagë se Sllobodan Millosheviqi kishte njohuri për ngjarjet në Kosovë dhe se duhej të mbante përgjegjësi për mizoritë e kryera atje.
Sulmi në Reçak ishte pjesë e aktakuzës së Gjykatës së Hagës kundër Millosheviqit në Tribunalin e Hagës, por vendimi nuk u dha kurrë sepse ai vdiq në vitin 2006.
Ai përballej me pesë akuza për krime lufte në Kosovë dhe ishte paditur për 61 akuza të tjera për krime lufte, përfshirë gjenocidin, për krime të dyshuara në Kroaci dhe Bosnje.
Dëshmia e Walker ishte kyçe në përpjekjet e prokurorisë për të vërtetuar fajësinë e Millosheviqit, dhe ai asnjëherë nuk është lëkundur në mendimin e tij.
Dëshmia e Walker-it për masakrën mizore në Raçak, në veçanti kishte për qëllim të vërtetonte se Millosheviqi ishte përgjegjës për ngjarjet në Kosovë dhe se bombardimi i NATO-s ndaj Serbisë, ishte një përgjigje e justifikueshme.