Ambasadori Zemaj takon admiralin Dragone, flasin për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj sot është pritur në një takim, siç e quajti ai “të frytshëm” nga Kryetari i ri i Komitetit Ushtarak të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (Chair of the Military Committee – NATO), Admirali Giuseppe Cavo Dragone në HQ të NATO-së.

Zemaj përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se në takim me Admiralin, Giuseppe Cavo Dragone ka diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

“Sot kam pasur nderin e veçantë të pritem në një takim të frytshëm pune në HQ të NATO-s nga Kryetari i ri i Komitetit Ushtarak të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (Chair of the Military Committee – NATO), Admirali Giuseppe Cavo Dragone.

Ky ishte takimi ynë i parë në pozitën e re të Admiralit Dragone në krye të Komitetit Ushtarak, të cilin e urova në emër të vendit tonë, duke i dëshiruar suksese dhe të gjitha të mirat gjatë këtij mandati jashtëzakonisht të rëndësishëm. Kam pasur nderin ta njoh edhe më herët Admiralin Dragone nga pozitat e tij paraprake në kuadër të forcave italiane dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën.

Admirali Cavo Dragone, si Kryetar i Komitetit Ushtarak (CMC), është gjithashtu autoriteti më i lartë ushtarak për Aleancën Veri-Atlantike në të gjitha çështjet ushtarake. Ai është këshilltari kryesor ushtarak i Sekretarit të Përgjithshëm dhe i Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), dhe kanali kryesor përmes të cilit paraqiten këshillat nga Shefat e Mbrojtjes të të gjitha shteteve anëtare të NATO-s për organet vendimmarrëse politike. Po ashtu, ai jep udhëzime dhe drejtime për Komandantët Strategjikë (Komandanti Suprem i Aleatëve në Evropë, SACEUR, dhe Komandanti Suprem i Transformimit të Aleatëve, SACT) dhe Drejtori i Përgjithshëm i Stafit Ushtarak Ndërkombëtar (DGIMS).

Në këtë aspekt, patëm një takim të frytshëm dhe një diskutim të sinqertë dhe të vlefshëm në lidhje me sigurinë, sfidat aktuale dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon. E falënderova CMC Admiralin Dragone për kontributin e madh dhe të vazhdueshëm të NATO-s dhe të KFOR-it në Kosovë, tashmë për rreth tri dekada, dhe në veçanti për punën e përbashkët dhe mbështetjen për vendin tonë dhe të ardhmen tonë integruese si një partner i besueshëm dhe promovues i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në mbarë rajonin dhe më gjerë”, ka shkruar Zemaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika