Ambasadorit Berishaj i bllokohen xhirollogaritë bankare në Mal të Zi

Për shkak të një borxhi mbi 30 mijë euro, ambasadorit Martin Berishaj i janë bllokuar xhirollogaritë bankare të kompanisë "MB CONSULTING" në Mal të Zi

Për shkak të një borxhi, të hënën e nëntë majit, janë bllokuar xhirollogaritë e kompanisë “MB CONSULTING” së ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Vlera e borxhit është mbi 30 mijë euro, sipas mediave malazeze.

“Të hënën janë bllokuar llogaritë e kompanisë së Berishës në Mal të Zi për shkak të një borxhi prej 31,014 euro”, ka shkruar Press.co.me.

Mediat në Slloveni kanë raportuar se ambasadori i Kosovës në këtë vend dyshohet se është implikuar në një skandal financiar bashkë me kryetarin e Partisë së Lirisë në Slloveni, Robert Golob.

Ambasadori Berishaj dyshohet se e ka shpërlarë mbi 600 mijë euro përmes një kompanie që e kishte hapur në Mal të Zi, e quajtur “MB Consulting”.

Ai kishte reaguar përmes një postimi në Facebook, ku kishte thënë se këto raportime janë shpifje.

“Shpifjet nuk kalojnë! Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshëm në mes akterëve kryesorë politikë, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet tv lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kundër portalit në fjalë, hap rrugë për fjalën e fundit gjykatës. Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurt në drejtësi dhe në të vërtetë. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe te vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale”, kishte shkruar Berishaj në reagimin e tij.

Ndryshe, më 22 prill, sipas mediave sllovene, Berishaj është bërë pjesë e një skeme, ku paratë e dërguara nga një kompani serbe transferoheshin te një kompani tjetër malazeze, pronar i së cilës është ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.

Tërheqja e parave nga ambasadori Berishaj, sipas mediave sllovene, ishte bërë nga dy xhirollogari.

“197 mijë euro i ka tërhequr nga llogaria personale, ndërsa pjesën tjetër, 320 mijë, i ka tërhequr nga një llogari tjetër”, thuhej në mediat sllovene.

Ndërkohë, Berishaj kishte mohuar këto raportime, dhe njëkohësisht kishte paralajmëruar padi për mediumin në fjalë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika