Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ndodhet për vizitë zyrtare dyditore në Tiranë.
Greenfield mbërriti në Shqipëri, të dielën e 6 nëntorit, ku vizitoi Shtëpinë e Gjetheve.
“Dekada më parë, diktatura komuniste e përdori këtë shtëpi për shërbimin e saj sekret famëkeq. Ky muze është një kujtesë se ne nuk mund t’i marrim si të mirëqena liritë që i çmojmë”, ka shkruar Thomas-Greenfield në Twitter.
Just wrapped up a visit to the House of Leaves Museum in Tirana.
Decades ago, the Communist dictatorship used this house for its infamous secret service. This museum is a reminder that we cannot take the freedoms we cherish for granted. pic.twitter.com/MSYqQLAm5o
— Ambassador Linda Thomas-Greenfield (@USAmbUN) November 6, 2022
Nën shoqërinë edhe të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ajo vizitoi edhe sheshin “Skënderbej”, raporton Klan-tv.
Wrapped up day one in Albania with a productive working dinner. Looking forward to more engagements in Tirana tomorrow. pic.twitter.com/vvTadz1QuN
— Ambassador Linda Thomas-Greenfield (@USAmbUN) November 7, 2022
Ambasadorja amerikane në OKB, të hënën, do të pritet edhe nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe nga kryeministri, Edi Rama, si dhe do të takohet me shoqërinë civile.