Ambasadorja Geci: Jam thellësisht e pikëlluar për tragjedinë në Finlandë, ku mbeti e plagosur edhe një vajzë nga Kosova

Ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkendije Geci, e cila është edhe ambasadore jo-rezidente në Finlandë, Islandë dhe vendet baltike, ka reaguar pas sulmit tragjik që ndodhi të martën në një shkollë në qytetin Vanta të Finlandës ku mbetur i plagosur edhe një fëmijë nga Kosova

Ambasadorja e Kosoves ne Suedi, Shkendije Geci

Ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkendije Geci, e cila është edhe ambasadore jorezidente në Finlandë, Islandë dhe vendet baltike, ka reaguar pas sulmit tragjik që ndodhi të martën në një shkollë në qytetin Vanta të Finlandës, ku mbetur i plagosur edhe një fëmijë nga Kosova.

“E pikëlluar thellë për tragjedinë në Finlandë, veçanërisht duke ditur se një nga të plagosurit është një vajzë nga Kosova”, shkroi Geci në platformën sociale, X.

Ajo i ka shprehur ngushëllimet e përzemërta për të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje shkatërruese.

Ndryshe, në sulmin tragjik që ka ndodhur të martën në një shkollë në qytetin Vanta të Finlandës, ka mbetur i plagosur edhe një fëmijë nga Kosova, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë detaje mbi gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa ka potencuar se për rastin është njoftuar nga Ambasada e Kosovës në Suedi.

“Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova”.

Një fëmijë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë nga të shtënat në një shkollë në Finlandë, thotë policia.

Autoritete finlandeze thanë se të tre viktimat ishin 12 vjeç dhe se një i dyshuar, po ashtu 12 vjeç, ishte arrestuar.

Policia tha se i dyshuari kishte ikur pas të shtënave dhe përfundimisht ishte ndaluar “në një mënyrë të qetë” në anën tjetër të një lumi lokal në një lagje veriore të Helsinkit verior.

Një vajzë nga Kosova plagoset në një shkollë në Finlandë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika