Ambasadorja Kim pas takimit me kreun e SPAK: SHBA mbështetë reformën në drejtësi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Tiranë, Yuri Kim është takuar sot (e premte) me tetë prill me kreun e Prokurorisë së Posaçme SPAK, Arben Kraja, ku kanë diskutuar për mbështetjen e SHBA-ve për Shqipërinë në fushën e drejtësisë.

Kim përmes një postimi në rrjetin social Twitter pas takimit me Krajën ka thënë se kanë mbështetjen e Amerikës për reformën në drejtësi, përfshi edhe punën e SPAK-ut.

“Përgëzova prokurorët dhe hetuesit për arritjen e rezultateve gjithmonë e më të vërteta. Rritja e hetimeve, procedimeve, konfiskimeve të aseteve etj. tregon se askush nuk është mbi ligjin”.

“SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi – përfshirë punën e SPAK – për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të vënë para përgjegjësisë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri”.

Ambasadorja amerikane tutje ka shkruar se kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së, por “gjithashtu për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtësi”, ka shtruar Kim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika