Ambasadorja Yuri Kim: Kur aleati ynë është në sulm, SHBA-ja do të reagojë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Youri Kim, ka deklaruar se e mbështet qëndrimin e Shqipërisë për shkëputjen e raporteve me Iranin

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim,

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Youri Kim, e ka përkrahur qëndrimin e Shqipërisë për shkëputjen e raporteve diplomatike me shtetin e Iranit.

Ky vendim erdhi pasi, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ky shtet qëndron prapa sulmeve kibernetike të ndodhura më herët ndaj institucioneve shqiptare.

“Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë absolutisht e qartë, kur miku ynë, aleati ynë është në sulm, SHBA-ja do të ndërmarrë veprime”, ka thënë Yuri Kim.

Ajo ka vizituar edhe Kuvendin Shqipërisë, ku ka thënë se këtë vizitë e kanë bërë traditë, që për çdo fillim të sesioneve parlamentare të takohen me kryetarët e Kuvendit.

“Kjo është arsyeja pse ndodhesha këtu. Ne do të vazhdojmë të takohemi me të gjithë ata drejtues që janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe kanë një rol legjitim në forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër korrupsionit”, ka shtuar ajo.

Më tej, Kim ka përfunduar duke thënë se mënyrë e vetme që të forcohet rëndësia e ligjeve është që të angazhohen në forcimin e institucioneve demokratike, raporton A2 CNN

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika