Ambiciet ‘majtë e djathtë’ të Abdixhikut, premton miliarda euro investime dhe shuarje të polarizimit

Me nismën ‘Rruga e Re’, kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku synon realizimin e tri ambicieve kryesore, nëse arrinë t’i fitojë votat e mjaftueshme në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Investimet e prekshme qeveritare sipas Abdixhikut do të mbërrijnë në pesë miliardë euro brenda katër vitesh mandat, gjë që është një nga tri shtyllat kryesore të plan-programit të tij, që i prezantoi në një intervistë për “KallxoPërnime”, më 21.09.2024 transmeton Dukagjini.

Në mesin e synimeve që kreu i LDK-së i përmendi, parti e qendrës së djathtë kjo, përfshihet edhe një politikë që i ngjason me politikat e qendrës së majtë – shuarja e polarizimit shoqëror.

Duke kritikuar Qeverinë e tanishme në krye me Albin Kurtin, Abdixhiku tha se duan ta shuajnë polarizimin ku Kosova gjendet tani, qoftë brenda shqiptar, qoftë ndëretnik, qoftë edhe me komunitetin ndërkombëtar.

“Kam përshtypjen që as nuk po mundemi të afrohemi me njëri-tjetrin e as të maksimizojmë potencialin tonë shoqëror. Kemi qeveri që edhe për çështjet më bazike arrin ta bëj ndarjen ‘ne’ dhe ‘ju’. Pra ‘ne’ këndej si patriotë, dhe ‘ju’ kushdo që është përballë nesh është me Serbinë dhe Vuçiqin”- tha Abdixhiku gjatë intervistës.

Ndërkaq, shtylla e dytë që ai e përmendi duke e lidhur përsëri me qeverisjen e tanishme, ka të bëjë me zhvillimin e Kosovës, meqenëse, sipas tij, që katër vite Kosova po shënon një tregues bukur të rëndë historik.

Dhe shtylla e tretë, thotë Abdixhiku, ka të bëjë me kthimin e Kosovës euro-atlantik ‘sepse po bëhen katër vite pa ndërmarë asnjë hap, as nuk kemi marrë ndonjë anëtarësim të ri, as nuk kemi marrë ndonjë njohje të re’.

“Krejt për një arsye, të një status quo-je të re kam përshtypjen, kemi ngecur në gjendjen e tanishme. Programi ‘Rruga e Re’ është ambicioz por i realizueshëm. Pra është program që merr parasysh kohën katër vjeçare”- tha ai.

Megjithatë, në pyetjen drejtuar ndaj Abdixhikut se pse nuk po e luajnë mjaftueshëm opozitën, ai tha që nuk është karakteristikë e tij e as e partisë që udhëheqë, që të bëjnë fushatë përplasëse.

“Njerëzit jo patjetër dojnë sharje, jo patjetër dojnë përplasje”- shtoi ai.

LDK ka nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Partinë Demokristiane të Kosovës (PSHDK), për garimin e përbashkët në një listë zgjedhore, përkatësisht në listën e LDK-së.

Lumir Abdixhiku në fund të vitit të kaluar ishte rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës për herë të dytë në Kuvendin e 10-të zgjedhor të partisë më të vjetër në Kosovë.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika