Amerika do t’i japë Ukrainës 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, me të cilat planifikon të blejë 100 mijë predha artilerie të cilat i prodhon Koreja e Jugut. Megjithatë, kjo e fundit nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për mosdhënie të predhave apo armëve për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Uashingtoni planifikon të blejë 100,000 predha artilerie të prodhuara nga Koreja e Jugut, për t’u përdorur në luftën në Ukrainë.

Wall Street Journal kishte raportuar se ShBA-ja dhe Koreja e Jugut ishin afër një marrëveshjeje për të blerë 100 mijë predha artilerie 155 mm prej tyre do t’i dorëzoheshin Ukrainës.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë, të cilët kanë thënë të premten se Uashingtoni dëshiron të dërgojë predha artilerie në Ukrainë.

Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Koresë së jugut, ka thënë se qëndrimi i saj për mosdhënien e ndihmës për Ukrainën mbetet i pandryshuar, bëhet fjalë për furnizim me armë dhe predha artilerie.

“Për të kompensuar mungesën e inventarit të municioneve 155 mm në SHBA, negociatat janë duke vazhduar midis kompanive amerikane dhe koreane për të eksportuar municione”, ka thënë ministria në një deklaratë, shkruan AJZ.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika