Më në fund maskat tona po hiqen. Ndërkohë që urdhëratë zyrtarë në të gjithë rajonin janë duke u ngritur e hedhur poshtë, kurse ne mund të dalim lirshëm nga shtëpitë tona tani me hundë e mjekër plotësisht të ekspozuar. Është e çuditshme se si diçka kaq themelore është shndërruar në mrekulli, ka shkruar Pamela Paul në opinionin e saj me titull ‘Amerika, e demaskuar’ për The New York Times.
Por, ndonëse pak nga ne i pëlqyem maskat kur ato na u detyruan, ia vlen të merret parasysh se çfarë jemi duke humbur ndërsa maskat janë duke u hequr. Jemi duke humbur aftësinë për të fshehur nënqeshjet dhe për të mbuluar protezat e dhëmbëve. Ne po humbasim aftësinë për të kryer një punë dhe për të shmangur kontaktin me sy pa qenë të pasjellshëm. Dhe po humbasim mënyrat e tona të reja për t’i gjykuar njerëzit e tjerë nëse i mbajnë apo si i kanë vendosur pajisjet mbrojtëse (maskat).
Ta pranojmë: Maskat tona të cilat janë të dizajnuara për të mbuluar, shpesh kanë zbuluar po aq sa kanë fshehur.
Ajo çfarë dua të them është se si do ti klasifikonim politikisht njerëzit e tjerë për më pak se pesë sekonda. Për dy vite të mira, ata që i bartnin maskat ishin pa dyshim të majtë ose në mes të spektrit ideologjik, e ata që nuk i bartnin ishin Marjorie Taylor Greene.
Edhe kur të gjithë mbanin një maskë, mënyra se si i mbanin ato maska tregonte se ku qëndronin politikisht. Kishit grua të klasës së lartë që me shikimin e sajë kundërshtues deklaronte se “Kjo maskë është po aq e padobishme sa Biden”. Djaloshi me mbulesën e mjekrës dhe ai i cili “të ndihmonte” për ta kuptuar më mirë duke e larguar maskën nga goja sa herë që fliste për të treguar se si të gjithë që i mbanin ato maska tregojnë se ku qëndrojnë njerëzit politikisht. Blerësja shtytëse, e cila shprehte habinë e rreme kur informohej se maska e saj nuk ishte e vendosur mirë. Shumë burra që lenin hundën jashtë e që ishte paralelja pandemike e të ashtuquajturës “manspreading”.
Djema, ne mund t’ju shohim
Kur është fjala për burrat, mjekra mbeti një tregues i paqartë social gjatë pandemisë, por ofronte të dhëna nëse burri me mjekër ishte një shofer kamioni Maga nga Rapid City apo enigmatolog nga Williamsburg. Ky i pari shpesh e linte mjekrën e tij të stilit ZZ Top të bredhte e lirë poshtë maskës, ndërsa maskën e bartte me shumë si shami dekorative sesa pajisje mbrojtëse.
Pastaj ishte çështja e ngjyrës dhe stilit. Ndërsa politikanët dhe biznesmenët zgjodhën maskat të zeza që ishin më serioze, të tjerët ishin me ekspresiv. Ju mësuat gjëra të reja për shitësen që punon te Trader Joe, nga maska e saj e zbukuruar me diamant të rrem. Njerëzit që kurrë në jetën e tyre nuk kanë bartur mesazhe në bluza kësaj radhe nuk ngurruan të shprehnin përkushtimin e tyre ndaj jetës vegane apo Jezusit në një copë pëlhure përreth gojës. Mund ta thuanit atë që mendonit se ishte e vërtetë (“Dashuria i mposht të gjitha”) apo mund ta qortonit dikë tjetër (“Qëndroni në shtëpi”) pa lëvizur buzët.
Variantet e ndryshme ndërkombëtare të maskave ju bënë të ditur se ku ndodheshit në planet. Përderisa amerikanët u çmenden me trendin e maskave të pëlhurës, në pjesën më të madhe të Evropës maskat e letrës njëpërdorimshe ishin normë. Bartja e një maske të pëlhurës në Francë, pavarësisht elegancës, e ndezi një sinjal më të madh Batman-it në Amerikë sesa veshja e një pale pantallonash të shkurtra në dimër.
Me raste ishte edhe emocionuese të ndiheshe si një kryqtar i maskuar ose person i jashtëligjshëm. Sado frustruese që ishte të mos ishe në gjendje të dalloje nëse dikush tjetër ishte duke buzëqeshur, duke u shtirur apo duke mos buzëqeshur fare, shpesh ishte e dobishme ta fshihje shprehjen tënde të fytyrës. “Thjeshtë provo të kuptosh se si ndihem unë”, mund të mendoje teksa e shikoje personin duke u shtirur se nuk e dinte se ku fillonte linja e distancës së supermarketeve. Kjo ka ikur tani.
Njerëzit në shumicën e rasteve kishin mundësi për të folur, dëgjuar dhe kuptuar njëri-tjetrin. Ndonëse ishte e lodhshme të bërtisje përmes dy shtresave të pëlhurës për tu kuptuar, maskat ishin një mënyrë e lehtë kur nuk doje të dëgjoje. Mund të gjestikulojë pa shpresë tek veshi yt dhe po ashtu ti shmangeshe gjyshit të cilit ju kishte bërë mjaft dhe e kishte “harruar” aparatin e tij të dëgjimit në tryezë.
Jemi ende disi në një rrëmujë, në një skaj të konfuzionit në lidhje me maskat që kanë mbetur. Disa njerëz ende i vendosin ato dhe është më e vështirë se kur të dihet se nëse kjo është një përgjigje ndaj një shpërndarje edhe më të madhe të virusit, paranojës apo diçkaje krejtësisht tjetër. Bartja e maskës në pranverën e 2022 mund të zbulojë diçka private, diçka si gjendje imunokompromentuese ose një nip 5 vjeçar të pavaksinuar që kolegët tuaj nuk e dinë se jeni duke u kujdesur për të.
Se a duhet të mbani një maskë apo jo, zbulon gjithashtu një përçarje në krahun e majtë: Ju mund të zgjidhni të mos e vendosni maskën sepse e konsideroni vetën një liberal të arsyeshëm që e ndjekë shkencën apo mund të vazhdoni ta bartni atë sepse e konsideroni vetën një liberal të arsyeshëm që ka arsye të dyshoj në shkencë.
Heqja e maskave mund të jetë me e ndërlikuara për të rinjtë. Merrni në konsideratë adoleshentet dhe “mask fishing” – përvetësimi i maskave si një mënyrë për të mbuluar mangësitë e perceptuara për dukjen fizike të tyre. Disa njerëz menduan se dukeshin shumë më mirë me maska. Është një dukje që atyre u vjen keq që po largohet.
Fëmijët që kaluan një pjesë të konsiderueshme të fëmijërisë së tyre duke u kujtuar vazhdimisht nga prindërit dhe mësuesit që të vendosin maskën, mund ta kenë marrë mesazhin shumë më seriozisht. Shumë prej tyre nuk ndihen të sigurt pa to. Unë njoh prindër që janë në hall që fëmijët e tyre të heqin dorë nga maska ashtu siç ishin në hall që ata të braktisin biberonin.
Për njerëzit e të gjitha moshave, maskat në disa mënyra janë bërë batanije për Linusin që e kemi mbrenda. Ato ofruan një mënyrë për ti lexuar të tjerët e pa u ndjerë të lexuar vetë. Kemi zgjedhur një mënyrë me kreative ta paraqesim fytyrën para botës së jashtme, pa shpuar hundën apo pa e shfaqur fytyrën që na e zgjodhën perënditë e gjenetikës. Mund të jetë e vështirë të heqim dorë plotësisht nga kjo para se të shfaqet varianti i radhës.