Amerika “e shqetësuar” për përafrimin e Kinës me Rusinë

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të ShBA-së është shprehur "i shqetësuar" për përafrimin e Kinës dhe Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vlademir Putin dhe lideri kinez, Xi Jinping

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të ShBA-së ka shprehur shqetësimin për “përafrimin e Kinës me Rusinë ndërsa Moska vazhdon pushtimin e saj brutal dhe të paligjshëm të Ukrainës” pas një telefonate mes presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit kinez Xi Jinping, të premten e 30 dhjetorit.

“Pekini pretendon të jetë neutral, por sjellja e tij e bën të qartë se është ende duke investuar në lidhje të ngushta me Rusinë”, ka thënë zëdhënësi në një deklaratë për CNN.

“Shtetet e Bashkuara dhe Evropa e kanë paralajmëruar PRC-në për pasojat e dhënies së ndihmës ushtarake të Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës ose ndihmën sistematike me shmangien e sanksioneve”, ka vazhduar më tej zëdhënësi, duke përdorur akronimin për Republikën Popullore të Kinës.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së ka theksuar se po monitorojnë nga afër aktivitetin e Pekinit, duke shtuar se “ata që janë me Moskën në këtë luftë të padrejtë do të gjenden në mënyrë të pashmangshme në anën e gabuar të historisë”.

Tutje zëdhënësi ka potencuar se “Bota po shikon për të parë se cilat kombe ngrihen për parimet bazë të lirisë, vetëvendosjes dhe sovranitetit, dhe cilat qëndrojnë ose mbështesin në heshtje Rusinë në luftën e saj të paramenduar dhe të paprovokuar të zgjedhjes”, raportomn CNN.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika