Amerikë – Një i vdekur dhe 24 të plagosur nga të shtënat në Ohajo

Foto/ Mike VielHaber/ News5 AP

Një person ka mbetur i vrarë dhe të paktën 24 të tjerë janë plagosur nga të shtënat masive në shtetin amerikan të Ohajos.

Të shtënat ndodhën pak pas mesnatës me orën lokale në qytetin e Akronit.

Askush nuk është arrestuar apo identifikuar si i dyshuar dhe hetimet janë duke vazhduar, ka konfirmuar Departamenti i Policisë së Akronit.

Të shtënat ndodhën pranë Kelly Avenue dhe 8th Street në Akron, Ohio Foto/ BBC

Oficerët e dërguar në vendngjarje dhe gjetën dhjetëra gëzhoja plumbash dhe një armë, sipas raporteve të mediave lokale.

Në një deklaratë për BBC, forcat thanë se të paktën 25 persona ishin qëlluar, një prej të cilëve ishte vrarë.

Gjithashtu u konfirmua se shumë nga lëndimet e viktimave nuk ishin kërcënuese për jetën, por shtoi se disa ishin në “gjendje më të rëndë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika