AMMK: Të ngrihet vetëdija për zonat e mbrojtura në Kosovë

Në punëtorinë “Ndërtimi i kapaciteteve mjedisore mbi përdorimin e të dhënave në Kosovë” është thënë se ngritja e kapaciteteve mjedisore synon të ndihmojë Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) për të përmirësuar menaxhimin e parqeve kombëtare në vend

Foto: EO

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) dhe Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (ASMM) kanë mbajtur sot punëtorinë “Ndërtimi i kapaciteteve mjedisore mbi përdorimin e të dhënave në Kosovë”.

Në këtë punëtori është thënë se ngritja e kapaciteteve mjedisore mbi përdorimin e të dhënave në Kosovë, komponenta e pestë synon të ndihmojë Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) për të përmirësuar menaxhimin e qëndrueshëm të parqeve kombëtare në Kosovë.

Hanna Berggren nga Agjencia e Mjedisit të Suedisë ka thënë se objektiv kryesor ishte anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian (BE).

“Vetëm duhet të themi që si objektiv kryesor ishte anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian. Projekti do të lehtësojë një hyrje më të qetë në Bashkimin Evropian duke pasur parasysh kontekstin e acquis mjedisore të BE-së. IS0 1 synon të mbështesë AKMM-në në menaxhimin dhe zhvillimin e metodave për komunikim të brendshëm dhe të jashtëm të përshtatshme për organizatën e AKMM-së”, ka thënë Berggren.

Drejtori i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Sharri”, Bajram Kafexholli, ka thënë se qëllimi i këtij projekti ka qenë ngritja e vetëdijes për zonat e mbrojtura të Kosovës në veçanti për parqet kombëtare.

“Aktivitetet përmes komponentës së pestë rreth fuqizimit të parqeve kombëtare. Mbështetje në revidimin e planit të menaxhimit të Parkut Kombëtar Sharri. Analiza e potencialeve për zhvillimin social ekonomik në parqe, shpresojmë brenda periudhës kohore të kemi një analizë të mirëfilltë.  Qëllimi i saj ka qenë në ngritjen e vetëdijes për zonat e mbrojtura të Kosovës në veçanti për parqet kombëtare. Përmes kësaj fushate, ne kemi synuar të rrisim vetëdijësimin mbi rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së parqeve tona kombëtare. Duke ofruar fakte të dhëna dhe informata mbi ekosistemet e ralla të parqeve kombëtare të Kosovës dhe llojet e rralla bimore dhe shtazore që janë pjesë e këtyre habitateve. Ne dëshirojmë të vëmë në dukje se sa të rëndësishme dhe sa të vlefshme janë këto zona”, ka thënë Kafexholli./EO

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika