Amnesty International: Rusia duhet të përballet me drejtësinë për krimet e luftës

Amnesty International ka njfoftuar se ka gjetur prova të mjaftueshme për t’i vërtetuar krimet e luftës nga forcat ruse në Ukrainë. Organizata tha se mblodhi prova dhe dëshmi në tetë qytete afër Kievit, duke përfshirë qytetin e Bucha-s

Amnesty International thotë se ka dokumentuar krime të shumta lufte nga forcat ruse në komunitetet rreth kryeqytetit ukrainas, Kiev, duke përfshirë ekzekutime arbitrare, bombardime të banesave dhe tortura.

“Modeli i krimeve të kryera nga forcat ruse që ne kemi dokumentuar përfshin sulme të paligjshme dhe vrasje të qëllimshme të civilëve”, ka thënë të premten në një deklaratë Agnes Callamard, Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International.

“Është jetike që të gjithë ata që janë përgjegjës, përfshirë zinxhirin komandues, të sillen para drejtësisë”.

Organizata ka thënë se mblodhi prova dhe dëshmi në tetë qytete afër Kievit, duke përfshirë qytetin e Bucha-s. Pasi forcat ruse u tërhoqën nga Bucha në prill, kufomat u gjetën të shtrirë në rrugë, shumë me duar të lidhura pas shpine dhe në varre masive. Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksandr Pavlyuk tha se të paktën 1,235 trupa civilë janë gjetur në atë rajon.

Pamje nga lufta e Rusisë në Ukrainë, Bucha

Rusia ka pretenduar vazhdimisht se godet vetëm objektiva ushtarake. Ajo ka mohuar akuzat për krime lufte dhe ka pohuar se kufomat e Bucha janë falsifikuar si një “provokim”.

Raporti i AI përshkruan të shtënat në Bucha ndaj Yevhen Petrashenko-s, një menaxher shitjesh 43-vjeçar, i cili u qëllua në kuzhinën e tij, ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij ishin fshehur në bodrum. Ushtria ruse lejoi gruan e tij, Tatiana, të hynte në banesë, ku gjeti kufomën e burrit të saj.

“Yevhen ishte shtrirë pa shenja jete në kuzhinë. Ai ishte qëlluar në shpinë, (afër) mushkërive dhe mëlçisë. Trupi i tij qëndroi në banesë deri më 10 mars, kur ne mundëm ta varrosnim në një varr të cekët në oborr,” citohet të ketë thënë ajo.

Fqinji i tyre, Leonid Bodnarchuk, një punëtor ndërtimi 44-vjeçar, u qëllua për vdekje nga ushtarët rusë teksa po ngjitej shkallëve të banesës së tij, më pas ushtria hodhi një granatë në po ato shkallë, thuhet në raport.

Në raport thuhet se ekzekutimet në Bucha u kryen me armë të specializuara të përdorura nga disa njësi elitare ruse. Stafi i Amnesty International në skenën e vrasjes gjeti fishekë 7N12 me një majë të zezë 9×39 mm, të cilat përdoren nga njësitë elitare të ushtrisë ruse.

Hetimi përshkroi gjithashtu bombardimin e qytetit Borodyanka, në të cilin të paktën 40 njerëz u vranë në një sulm me bomba, dhe u shkatërruan tetë ndërtesa banimi.

Hetimi citonte banorin e Borodyanka, Vasyl Yaroshenko, i cili thoshte se kishte lënë rezidencën e tij shumëkatëshe për garazhin e tij kur një bombë goditi shtëpinë.

“Pashë një boshllëk të madh në ndërtesë,” citohet të ketë thënë ai, sipas raportit.

“Gruaja ime Halina ishte në mesin e të vrarëve. E shoh ende pranë derës së banesës sonë, në shtëpinë ku jetuam për 40 vjet”.

Pamje në Bucha

Raporti thotë se studiuesit gjetën prova që dokumentonin njësi specifike të ushtrisë ruse që ishin të përfshira, po ashtu kanë gjetur librat e trajnimit që i përkisnin drejtuesve të regjimentit 104 të Forcave Ajrore.

“Ne kemi takuar familje, të dashurit e të cilëve u vranë në sulmet e tmerrshme, jeta e të cilave ka ndryshuar përgjithmonë për shkak të pushtimit rus,” ka thënë Callamard.

“Ne mbështesim kërkesat e tyre për drejtësi dhe u bëjmë thirrje autoriteteve ukrainase, Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe të tjerëve që të sigurojnë ruajtjen e provave që mund të mbështesin ndjekjet e ardhshme të krimeve të luftës”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika