Amputimi i këmbës së ushtarit hungarez, Mehaj: Grupet kriminale duhet ta marrin dënimin

Ushtarit hungarez të KFOR-it, i cili u lëndua nga bandat kriminale serbe i’u është amputuar këmba. Keqardhje për këtë ka shprehur edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili ka thënë që grupet kruiminale përgjegjëse për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it duhet të marrin denim meritor

Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes

Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes, së fundi ka reaguar për lajmin se ushtarit hungarez të KFOR-it, i cili u sumlua nga grupet kriminale serbe nga trazirat në veri, i është amputuar këmba.

Mehaj përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shprehur keqardhje për ushtarin hungarez dhe njëkohësisht ka kërkuar që për grupet kriminale përgjegjëse ndaj këtij sulmi të merret dënim meritor.

“Shpreh keqardhjen time me rastin e pranimit të informacionit se ushtarit hungarez të KFOR-it, të lënduar nga ane e grupeve kriminale serbe gjatë protestave në Zveçan, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është dashur që t’i amputohet këmba nga ana e mjekëve të Institutit Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor në Hungari”, ka shkruar Mehaj.

Derisa kërkon dënimin meritor për grupet përgjegjëse, Mehaj thekson se asgjë “s’do të zmbrapsë ushtrimin e rendit dhe ligjit”.

Mediat hungareze raportojnë se të gjithë ushtarët e tjerë, të cilët kanë qenë të plagosur, kanë pasur mundësi të shkojnë në shtëpi, përpos dy prej tyre, të cilët janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në spital.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika