Analistët: Dështimi i planit të sekuencimit e dërgoi dialogun në vdekje klinike

Mungesa e rezultateve dhe e takimeve të nivelit të lartë në procesin e dialogut, sipas analistëve, nuk vjen vetëm për shkak të zgjedhjeve në BE dhe SHBA, por edhe për shkak të dështimit të zbatimit të marrëveshjes bazike mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tyre, figurativisht për mbi një vit, më shumë me fajin e ndërmjetësuesve, procesi i dialogut është sjellë “në vdekje klinike”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në anën e djathtë dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në anën e majtë, Josep Borel, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i BE-së për Dialog, në Bruksel

Brukseli është adresa dhe rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, sipas ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Me këtë qëndrim pajtohen edhe palët në dialog, por në kryeqendrën evropiane, pas sulmit terrorist serb në Banjskë, nuk është mbajtur më asnjë takim i nivelit të lartë.

Për herë të fundit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë takuar më 10 shtator të vitit 2023.

Mungesa e takimeve, sipas vëzhguesve të procesit të dialogut vjen për shkak të paaftësisë së ndërmjetësuesve.

“Nga shtatori i vitit të kaluar ku është shtrirë në spital përfundimisht dialogu, ka ndodhur kur ka dështuar plani i sekuencimit. Nëse shtylla kryesore e dialogut ka qenë marrëveshja e Brukselit respektivisht Ohrit, ndërkaq ndërmjetësit nuk kanë qenë të zotët me e sekuencu mënyrën se si zbatohet kjo marrëveshje edhe dialogu e ka humbur kuptimin e vet të paktën në këtë periudhën e fundit”, ka deklaruar analisti, Dibran Hoxha.

Hoxha thotë se në qendër të dialogut duhet të jetë marrëveshja bazë, ndërsa pasardhësin e emisarit Miroslav Lajçak e këshillon që të mos e ndjekë strategjinë e sllovakut.

Në anën tjetër ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Blerim Canaj, thotë se ka qenë e ditur se gjatë verës do të bllokohet procesi i dialogut.

“Do të kemi një status-quo ashtu, në këtë periudhë dhe do t’i kemi deklaratat e famshme me të cilat tentohet të futet Kosova në presion për implementimin e marrëveshjeve, por jo vetëm Kosova, por edhe Serbia njëjtë”, ka deklaruar Canaj.

Ish-diplomati thotë se për mungesën e sukseseve, fajin e mban Bashkimi Evropian, përfshirë Josep Borellin dhe Miroslav Lajçakun. Për pasardhësin e sllovakut Canaj thotë se duhet të ketë qasje tjetër nëse dëshiron të korrë suksese.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika