Analistët: Konjufca provoi të flirtonte me administratën Trump, s’u lejua nga Grenell

Glauk Konjufca ka adresuar kritika ndaj administratës  së Joe Biden dhe ish-presidentit Barack Obama të cilët sipas tij Kosovën e kanë vënë në situatë të disfavorshme, Grenell pyeti me anë të një postimi se pse nuk ka thënë kështu më herrët, ndërkaq analistët politik thonë që Konjufca flirtoi me administratën e re, por që nuk u lejua nga Grenell.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca

Vetëm dy ditë i ka në krye të shtetit më të fuqishëm në botë por Kosova mori menjëherë vëmendjen e Administratës Trump.

Krejt kjo u bë për shkak të një deklarate të nënkryetarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufa që kritikoi Presidencën e Bidenit dhe Obamas që sipas tij Kosovën e kanë vënë në situatë të disfavorshme në raport me Serbinë.

Por, kësaj i reagoi i dërguari i Trumpit për misione të veçanta, Richard Grenell që edhe më parë s’kishte raporte të mira me Vetëvendosjen, duke thënë se përgjatë katër viteve në pushtet e kanë lavdëruar presidentin Biden, kanë marrë pjesë në konventat e tij dhe takimet duke mos u ankuar më parë.

“Tash me ardhjen e administratës Trump, duke ditë që tash ka ardhë në pushtet, , mund të shihet edhe në këtë perspektivë që Konjufca po provon, që t’i afrohet një bashkëpunimi me administratën Trump”, ka thënë analisti Belgzim Kamberi.

Sipas Emir Abrashi nga Demokracia +, Grenell ia bëri me dije partisë në pushtet se nuk mund t’iu hidhet hi syve.

“Për tu afruar me administratën e re, provojnë të akuzojnë, administratën e vjetër,  ajo që Grenell e shfaqi hapur në platformën X është që ata janë të vetëdijshëm për qasjen e eksponentëve dhe anëtarëve të këtij pushteti”, ka thënë Abrashi.

Për deklaratën e Grenellit, Dukagjini ka pyetur edhe Lëvizjen Vetëvendosje por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika