Analistët kritikojnë Borellin: Po e përdor shpesh rieskalimin

Analistët po e kritikojnë gjuhën e përdorur nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas dështimit të takimit të fundit ndërmjet Kurtit e Vuçiqit, kur tha se ka rrezik për rieskalim të situatës në veri të vendit

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Deklaratat e ndërmjetësve të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, analistët i konsiderojnë jo të duhura, veçanërisht kur flasin për ndonjë eskalim të situatës në veri. Ata thonë se këto deklarata të zyrtarëve të BE-së e rëndojnë procesin e dialogut, edhe ashtu të vështirë.

Analistët po e kritikojnë gjuhën e përdorur nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas dështimit të takimit të fundit ndërmjet Kurtit e Vuçiqit, kur tha se ka rrezik për rieskalim të situatës në veri të vendit.

Analisti Fidan Ukaj thotë se BE-ja nuk do të duhej të lëshohej në deklarata të tilla, duke pasur dy komponentë të sigurisë në Kosovë.

“Deklaratat e tilla për trazira të reja në veri nuk ndihmojnë në afrimin e palëve dhe gjetjes së zgjidhjes rreth implementimit të marrëveshjeve të dakorduara më herët, vetëm sa i largojnë dhe krijojnë ose nxisin grupet që të krijojnë tensione në veri të vendit”, deklaroi Uka.

Njësoj mendon edhe analisti Visar Xani.

“Dështimi i takimit të fundit dhe gjuha që shefi i BE-së përdori pas takimit në Bruksel mund të motivojë grupet kriminale dhe bandat kriminale që të veprojnë me taktikat e tyre bllokuese dhe destabilizuese në veriun e Kosovës”, deklaroi Xani.

Kosova duhet të tregohet vigjilente ditët në vazhdim, tani kur duket që BE-ja qëndron prapa kërkesës së Beogradit, që Asociacioni si pikë e zbatimit të marrëveshjes.

“Duket qartë se Serbia e ka gjetur çelësin e dështimit të këtij procesi dialogues, duke e vendosë formimin e Asociacionit si pikë të parë, dhe fatkeqësisht kjo kërkesë është bërë edhe kërkesë kryesore e fasilituesve të këtij procesi dialogues”, deklaroi Uka.

E Visar Xani konsideron se Kosova është shumë me rëndësi që të jetë vigjilente dhe të mos bjerë pre e këtyre provokimeve.

“Kosova me shqetësim ta trajtojmë situatën në veri të vendit dhe të gjejë gjuhën e kuptimit me SHBA-të dhe BE-në, me qëllim që të kemi një dinamikë më të shtuar të procesit të dialogimit, me qëllim të mos dalim si palë refuzuese, se pastaj çdo tension në veri, adresimi ose faji po i mbetet Kosovës”, deklaroi Xani.

Ndryshe, takimi i 14 shtatorit që u shpall i dështuar, sipas tyre, ka ngjallur retorikën e tensioneve të reja në veri të Kosovës edhe në Beograd./RTK

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika