Analistët për vizitat e liderëve jashtë vendit: Të kota, të pakoordinuara dhe pa rezultate konkretet

Vizitat e fundit jashtë vendit të krerëve të institucioneve, njohës të politikës së jashtme po i konsiderojnë të kota, të pakoordinuara dhe pa rezultate konkretet për Kosovën. Ata kanë theksuar faktin e mos takimit të zyrtarëve të lartë të Amerikës me kryeministrin Albin Kurti, duke shtuar se kjo vë në pah që kryeministri Kurti është i anashkaluar nga Departamenti Amerikanë i Shtetit.

Profesori universitar Dritëro Arifi, ka thënë se jo vetëm nga vizitat e javëve të fundit, të kryeministrit Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani e zyrtareve të tjerë të vendit, por për gjatë katër vite të udhëheqjes së tyre, vendi nuk ka përfituar asnjë njohje të re e asnjë investim të huaj.

Arifi e quan këtë situatë si një reflektim të dështimit në menaxhimin e politikës së jashtme, duke theksuar se këto kanë qenë “takimet të kota, pa rezultat produktiv”.

“Nuk janë vetëm këto dy javët e fundit po duhet ti kalkulojmë katër vitet e fundit. Pra një mandat katër vite që i bie diku 1 460 ditë vizita që janë bërë nga krerët e shtetit, pra presidentja, kryeministri dhe të tjerët. I bie që më shumë kanë qenë një farë lloj ligjëratë për të treguar se çfarë vendi jemi, se sa po themi përmbajtjesor dhe në kuptim e asaj çfarë rezultate kemi marr nga këto takime. Nëse kthehemi në dy javët e fundit i bie që për katër vite, edhe dy javët e fundit nuk kemi arritur që ta marrim asnjë njohje, pra as një njohje për katër vite është më të vërtet, po mundohemi me e gjete atë gjuhën me të butë, e zbehet dhe e pa efektshme. Kur them nuk mendoj vetëm për politikën e jashtme, mendoj në politikën në tërësi sepse, politika e jashtme është reflektim i politikës së brendshme”.

“Pra një pa aftësi totale e menaxhimit të situatës në politikën e jashtme për të përthithur njohje ose për këto katër vite nuk kemi pasur minimumi 7-8 kompani ndërkombëtare që kanë ardhur që të investojnë në Kosovë. Edhe kjo është një minus i madh, pra kjo pi bie që nga këto vizita e sidomos këto të fundit u panë që edhe nuk kanë koordinim, edhe nuk ka një analizë të thuktë të asaj që nëse kjo vizitë realizohet me x shtetin, çfarë përfitime mund të kemi, njohje apo ndonjë kontratë ekonomike, kulturore, shkencore nuk është me rëndësi. Pra takimet të kota, pa rezultat produktiv”, ka thënë ai.

Profesori Arifi ka thënë se nga takimet e fundit është vërejtur që kryeministri Kurti është i anashkaluar nga Departamenti Amerikanë i Shtetit. Përderisa pohoi se as takimet e presidentes Vjosa Osmani nuk kanë sjell rezultate.

“Kjo po vërehet me kilometra larg që Kurti është i anashkaluar nga Departamenti i Shtetit. Ndërsa është e preferuar presidentja por ne përmbajtje nuk është që presidentja, edhe pse pat takime me përmbajtjesore, por nuk është që sjelli rezultate për Kosovën. Prandaj thashë takime të pa koordinuara, të pa analizuara dhe pa një produktivitet. Kjo është një dështim i jashtëzakonshme në politikën e jashtme. Për Kurtin i dimë ato publike që Departamenti i Shtetit e ka nënvizuar një anashkalim të kryeministrit dhe po vërehet nga vizitat që po i bënë në këto takime shumë të rëndësishme”, ka thënë ai.

Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, ka thënë se takimet nuk kanë qenë të nivelit me njerëzit e duhur, duke shtuar se pavarësisht që presidentja Osmani zhvilloi takime me presidentin dhe sekretarin amerikane, kryeministri Kurti kishte takime me zyrtarë që nuk sjellin rezultate për vendin.

Ai i sheh këto takime për fushatë elektorale, nga Kurti dhe partia e tij. Madje Sadiku ka thënë se me vizitën e fundit është dëshmuar mosbashkëpunimi i ShBA-së me kryeministrin, raporton EO.

“Ajo që kemi parë nuk ka qenë niveli i kënaqshëm me njerëzit e duhur, veçanërisht me sekretarin Blinken dhe presidentin Biden. Ndonëse vetëm presidentja zhvilloj disa takime, ndërsa kryeministri zhvilloj takime me O’Brien, por që nuk është takim i rëndësishme sepse kanë zhvilluar takime me të edhe në nivel të rajonit në takime të Ballkanit perëndimore. Më tepër është shfrytëzuar këto takime për fushat me qenë se jemi në një vit elektoral, që kreu i qeverisë, në cilësinë e kreut të partisë politike në këtë rast VV-ja të shfrytëzoj takime me diasporën që të prodhoj pulitka për zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ai.

“Që një kohë të gjatë për shkak të politikave të brendshme që kanë qenë të një anshme, qoftë në veriun e Kosovës, qoftë në procese të tjera, ShBA ka bërë që të mos kenë një farë raporti të bashkëpunimit me Kosovën. Dhe ky mos bashkëpunim vetëm sa është sforcuar dhe po dëshmohet nga këto vizitat e fundit të Kurtit në ShBA që janë praktikisht vizita të cilat nuk kanë pasur ndonjë efekte të duhur në raport me Kosovën, në qoftë të ndonjë njohje të re për Kosovën apo anëtarësimin e Kosovën në ndonjërën prej organizatave ndërkombëtare”, ka thënë ai./EO

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika