Analizat, që në sektorin privat kushtojnë 50 euro, prishtinasit do t’i bëjnë falas edhe në QMF-në e “Bregut të Diellit”

Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka njoftuar se qytetarët shërbimin e analizës laboratorike të diabetit dhe të sëmundjes së gjëndrës tiroide nga e marta do të mund ta kryejnë edhe në QMF-në në "Bregun e Diellit"

FOTO:EO

Analizat, të cilat kanë kushtuar 50 euro për t’i bërë në sektorin privat, qytetarët e Prishtinës tani do të mund t’i kryejnë falas në Qendrën e Mjekësisë Familjare në “Bregun e Diellit”, në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka rritur numrin e analizave laboratorike që do të bëhen në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka thënë për Ekonomia Online, se qytetarët për shërbimin e analizës laboratorike të diabetit dhe të sëmundjes së gjëndrës tiroide nga e marta do të mund ta kryejnë edhe në QMF-në në Breg të Diellit.

“E kemi rritë numrin e analizave laboratorike që bëhen për kryeqytetasit, ne nga marsi i vitit të kaluar kemi filluar që hormonet për gjëndrën tiroide dhe Hemoglobin A1C (HbA1c) të bëhen çdo ditë. Është bërë një herë në javë, kemi bo nga një ditë që janë mekanizma që bëhen për vërtetimin e sëmundjes së gjëndrës tiroide, që është shumë e shpeshtë edhe për diabetin Hemoglobin A1C (HbA1c). Ndërsa nga sot në Prishtinë kemi filluar me bë këtë analizë edhe në “Bregun e Diellit”, tha Sadiku.

Ai tha se qytetarët në Prishtinë tashmë nuk do të shpenzojnë për të bërë këtë analizë, e cila në sektorin privat ka një çmim goxha të lartë për buxhetin e prishtinasve.

“Një e zvogëlon numrin e pacientëve që janë ngarkuar në QKMF-në dhe e dyta iu ofrojmë qytetarëve Qendrën më afër mos me ardhë dikush prej Matiqanit, mos me ardhë në QKMF, por tash me e bë në Breg Dielli dhe kjo sot që kemi bë analizat laboratorike unë jam shumë i lumtur, sepse janë dy analizat që na mundësojnë me i përcjellë dy prej sëmundjeve kronike jongjitëse, që janë më të shpeshta te qytetarët sëmundjen e gjëndrës tiroide dhe sëmundjen e diabetit, prandaj përmes këtyre analizave iu kemi dhënë mundësinë qytetarëve me i bë këto analiza, që në sektorin privat kushtojnë 50 euro”, ka deklaruar Sadiku./EO

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika