Ancelotti “i befasuar” nga mungesa e Kroos si kandidat për Topin e Artë

Carlo Ancelotti është i "befasuar" nga mungesa e mesfushorit gjerman Toni Croos në 30-shën e kandidatëve për Topin e Artë

Carlo Ancelotti, dhe Toni Croos

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë të shtunën se ishte i befasuar që mesfushori gjerman Toni Kroos nuk ishte në listën e 30 finalistëve për Topin e Artë.

Pesë lojtarë të ekipit fitues të Ligës së Kampionëve u nominuan të premten si, Thibault Cortois, Casemiro, Luka Modric, Vinicius Junior dhe më favoriti për ta fituar Topin e Artë është Karim Benzema.

Në listë është edhe nënshkrimi i ri, Antonio Rudiger, por nuk kishte vend për mesfushorin gjerman Kroos.

“Më befason pak, sepse Kroos pati një sezon fantastik… Por është e vërtetë që mund të ishte problem nëse do të përmendnim të gjithë lojtarët e Real Madridit , unë mund ta kuptoj këtë,” ka thënë Ancelotti në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes hapëse në La Leauge, shkruan AFP.

Ndërsa, Ancelotti ishte veçanërisht i kënaqur me përfshirjen e sulmuesit brazilian Vinicius në listën e 30 të nominuarve, kurse për fituesin e Topit të Artë ai është i sigurtë që është Benzema.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika