Andersson: Siguria e vendit plotësohet nga anëtarësimi në NATO

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson mbërrin në Lancaster House, për takimin e udhëheqësve të Forcave të Përbashkëta Ekspeditare, një koalicion prej 10 shtetesh të fokusuar në sigurinë në Evropën veriore, në Londër, Britani

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, ka thënë që nevojat e sigurisë së Suedisë janë më së miri të plotësuara atëherë kur të antarësohet në NATO, shkruan “Reuters“.

Të dielën, partia e saj është pajtuar të bashkangjitet me aleancën e udhëhequr nga SHBA-ja pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Gjëja më e mirë për sigurinë e Suedisë dhe popullit suedez është anëtarësimi në NATO”, ka thënë Andersson në një konferencë shtypi.

“Ne besojmë se Suedia ka nevojë për garancitë formale të sigurisë që vijnë nga anëtarësimi në NATO”, ka thënë ajo.

Magdalena Andersson është kryeministrja e parë femër e Suedisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika