Profesori nga Londra, Andi Hoxhaj ka thënë se zgjedhjet në SHBA janë shumë të rëndësishme për gjithë botën për shkak të rëndësisë që kanë ato në demokracinë, imazhit, politikës së jashtme që Amerika ka.
Hoxhaj ka thënë se SHBA është modeli më i mirë i qeverisjes së një vendi.
Ai ka thënë se SHBA-të nuk janë më në pozicionin që ishin dikur si fuqiplotë pasi që e gjithë tregtia ndërkombëtarë bëhej me dollar, por së fundmi kemi pa që marrëdhëniet e tyre tregtare tani bëhen edhe me monedha të ndryshme si Kina me Rusinë apo edhe Arabia Saudite e të tjera vende dhe sipas tij kjo e ka dobësuar në një masë të konsiderueshme ndikimin amerikan në botë.
Hoxhaj tutje ka thënë se ndeshja mes Trump dhe Harris rreth Ukrainës tregon se Amerika nuk do të jap më para ashtu siç kishte dhënë më parë përfshi edhe Izraelin apo vendet e tjera.
Impakti në luftërat aktuale si në Ukrainë po ashtu edhe në Lindje të Mesme sipas Hoxhajt do të varet nga kandidati i cili do të jetë në Shtëpinë e Bardhë.
Sa i përket Ballkanit ai ka thënë se të dy kandidatët do të kenë qasje të ndryshme.
Ai ka thënë se Trump sa ishte president kishte një qasje ndryshe por ai s’ishte marrë vet por kryesisht kishte angazhuar të dërguarin e tij special ndërsa sa i përket presidentit Biden Hoxhaj ka thënë se qasja e tij ishte zhgënjyese.