Andoni për raportet midis Ramës dhe Kurtit: Distanca midis tyre është e dukshme, të dy janë të pakonkurrueshëm

Protagoznimi i dy kryeministrave shqiptarë është “pak protagonizëm që gjithmonë do të ketë probleme”, ka thënë analisti Ben Andoni

Analisti Ben Andoni

Analisti Ben Andoni teksa ka komentuar raportet midis kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se distanca midis të dy liderëve është e dukshme për shkak të nivelit të ndryshëm të protagonizmit që kanë të dy.

Sipas tij, protagonizmi i dy kryeministrave është “pak protagonizëm që gjithmonë do të ketë probleme”.

Kjo pasi, siç thotë Andoni, të dy janë në vendet e tyre të pakonkurrueshëm.

Megjithatë, për Andonin, Rama qëndron disa hapa më lartë se Kurti për shkak të retorikës.

“Është e vërtetë që të dy janë gati të pakonkurrueshëm, por Rama ka një avantazh të lehtë të themi, jo thjesht për shkak të procesit të Ballkanit të Hapur, por edhe me zhvillimet që ka rastisur Shqipëria, e cila ka vendin e përkohshëm në Këshillin e Sigurisë, ka pasur kryesinë në disa iniciativa rajonale dhe këto jo thjesht e kanë ushqyer egon dhe protagonizmin e Ramës, por i ka dhënë mundësi protagonizmit gati ndërkombëtar, gjë të cilën Kurti e ka shumë të ngushtë, e ka rajonal dhe e ka më shumë me Serbinë”, është shprehur Andoni.

Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Andoni ka thënë se Shqipëria ashtu sikurse edhe Kosova përballet me probleme ekonomike e sociale, por Rama, të njëtat, i mbulon me retorika.

Analisti Ben Andoni

“Ballkani i Hapur”

Analisti Andoni ka potencuar se kryemisnitri Rama e gjen vetën shumë të vogël te Procesi i Berlinit.

“Sepse ky proces ka promotorin Gjermaninë. Ndërsa, në Ballkanin e Hapur si një proces ndihmës i Procesit të Berlinit, Rama bashkë me Vuçiqin janë protagonistë kryesorë dhe mundohen që të diktohen në tregun ballkanik. Por kuptohet që Serbia ka fuqi më të madhe ekonomike, dhe diskursi i Ramës, retorika e tij, megjithëse është retorikë e zgjedhur, interesante në shumë momente i largohet gjërave kyçe, reale që janë ndërmjet vendeve tona”, shtoi ai.

Ndërkohë, siç është shprehur Andoni, ka ardhur koha “që duhet të kalojmë në stade shumë më të larta të marrëdhënieve tona, dhe Serbisë duhet t’i kujtohet se edhe penalizuar nga institucionet kryesore të Evropës për energjinë, ka bllokuar një nga iniciativat kryesore gjermane, dhe e ka penguar për vite të tëra megjithëse ishte e penalizuar”.

Ai thotë se kryemisnitrit Rama duhet t’i bëhet një kufizim për retorikën që përdor në mbledhjet e “Open Balkan”, sa i përket Kosovës.

“Shqipëria duhet t’i shërbejë Kosovës me sa të jetë e mundur”, përfundoi ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë arritur pajtueshmëri për 19 pika në sektorë të ndryshëm, në kuadër të mbledhjeve të përbashkëta tradicionale që mbahen ndërmjet dy shteteve.

Porti i thatë i Prishtinës, Porti i Durrësit, dhe hekurudha që lidh Kosovën me Shqipërinë janë vetëm tri prej marrëveshjeve të nënshkruara, gjatë mbledhjes midis dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë.

Në sektorin e transportit është arritur marrëveshje për një studim fizibiliteti që i hap rrugën ndërtimit të linjës hekurudhore Durrës – Prishtinë, projekt që mëton të lehtësojë transportin e njerëzve dhe mallrave.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika