Andoni: Protagonizmi i Ramës e Kurtit, kris marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri

Ben Andoni, analist politik nga Shqipëria

Një krisje të madhe të marrëdhënieve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, e ka vlerësuar analisti politik nga Shqipëria, Ben Andoni, anulimin e mbledhjes së dy Qeverive.

Në një bisedë në emisionin “Magazina”, Andoni tha se kjo situatë vjen pasi të dy kryeministrat po e luajnë rolin e protagonistit dhe kjo po bie në kurriz të Kosovës.

“Arsyeja kryesore e kësaj krisje të madhe të marrëdhënieve ndërmjet dy Qeverive tona, është se të dy kryeministrat, Albin Kurti e Edi Rama, po e luajnë rolin e protagonistëve, sepse që të dy e kanë shumicën në pushtet. Ky protagonizëm po bie mbi kurriz të Kosovës në radhë të parë, por edhe të Shqipërisë. Kosova do të ketë gjithmonë një derë të hapur nga Tirana, çfardo të jetë tentimi i huaj. Por, aktualisht faktori politik në Kosovë duhet të jetë më i bashkuar që do të mund t’a orientonte shumë mirë Tiranën për vendin e saj, por edhe kryeministri Edi Rama, të ndërroj qasjen e komunikimit me homologun kosovar”, ka thënë Andoni, për Radio Dukagjini.

Duke folur për draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë të prezantuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Ben Andoni tha se në këtë rast Tirana është përdorur nga faktori ndërkombëtar.

“Drafti mund të ketë ardhur nga bashkësia ndërkombëtare, por është prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Mund të them se Tirana në këtë rast është përdorur, pasi është një draft që duket se më shumë ka ardhë nga kancelaritë e huaja dhe është prezantuar nga Edi Rama. Edhe këtu, mendoj se kryeministri Rama është treguar protagonistë, pasi është dashur që para se ta prezantoj këtë draft-statut, të konsultohet me kryeministrin Albin Kuri”, ka thënë Andoni.

Dokumenti i kryeministrit Edi Rama, është vlerësuar si serioz nga Bashkimi Evropian.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika