Andoni: Zgjedhjet në Serbi po i japin oksigjen Vuçiqit

Analisti nga Shqipëria, Ben Andoni, ka thënë se presidentit serb, Alekasandër Vuçiq "po i japin oksigjen" zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi që do të mbahen më 17 dhjetor

Analisti nga Shqipëria, Ben Andoni

Analisti nga Shqipëria, Ben Andoni, në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, për shpalljet e zgjedhjeve në Serbi nga Vuçiq ka thënë se presidenti serb do që të fitojë kohë, sepse sipas tij, tashmë gjendet para një realiteti që duhet ta njohë Kosovën defacto.

“Këto zgjedhje po i japin pak më shumë oksigjen Vuçiqit, i cili ka gati fitoren në këto zgjedhje”, ka thënë Andoni.

Andoni ka thënë se është një paradoks në pjesën e “dokumentimit sllav të dialogut”.

“Ka një paradoks shumë të madh në gjithë pjesën e dokumentimit sllav të dialogut për arsyen e vetme që një vend që është futur në dialog më shumë se një dekadë dhe të thotë që nuk e njoh Kosovën e dialogun është një paradoks i madh”, ka thënë ai.

Sipas tij, këtu tregohet edhe paqartësia ideologjike e partisë së Vuçiqit.

Analisti nga Shqipëria është shprehur se i ka bërë përshtypje dhe e sheh më shumë shqetësim, faktin që në buxhetin e Serbisë, këtë vit, për Kosovën janë ndarë më shumë para se vitin e kaluar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mërkurën ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 17 dhjetor.

Të dielën e 17 dhjetorit do të mbahet votimi për mbledhjen e re të Kuvendit të Serbisë, shkruan gazeta serbe, “Danas”.

Lexo dhe: Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi më 17 dhjetor

Në të njëjtën ditë do të mbahen zgjedhjet lokale në 65 qytete dhe komuna të Serbisë, të cilat i shpalli sot kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq.

Vuçiq ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, i cili hyn në fuqi ditën e botimit në gazetën zyrtare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika