Andrew Tate lirohet nga masa e arrestit shtëpiak

Një gjykatë e Bukureshtit ka urdhëruar lirimin nga arresti shtëpiak të personalitetit përçarës të internetit Andrew Tate, i cili është në pritje të gjyqit me akuzat për trafikim njerëzor

Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan Tate

Të dy vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate janë liruar nga masa e arrestit shtëpiak në Rumani dhe tani do të mund të lëvizin lirshëm në kryeqytetin e Bukureshtit, teksa janë në pritje të gjyqit për akuza të ndryshme, duke përfshirë dhunimin dhe trafikimin me njerëz.

Ata ishin arrestuar në mars dhe akuzuar në qershor, por të dy i hedhin poshtë këto akuzat.

Sipas vendimit të Gjykatës, Andrew duhet të raportojë në Polici sipas afateve të përcaktuara ose në rast të ndryshimit të adresës së tij.

Gjithashtu, të dy vëllezërit janë ndaluar të kontaktojnë dy ndihmëset rumune, të cilat po akuzohen për përfshirje në veprat penale të dyshuara të kryera nga vëllezërit.

Gjyqtari ka paralajmëruar se do të bëjë një vlerësim pas dy javësh për të verifikuar nëse vëllezërit po e respektojnë vendimin e lirimit të tyre, raporton BBC.

Ngjarjet e arrestimit të dy vëllezërve kanë të bëjnë me akuzat e krijimit të një grupi të organizuar kriminal në vitin 2021, që kryen trafikim me njerëz, jo vetëm në Rumani, por edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në padi janë përmendur shtatë viktima që pretendohet se janë rekrutuar nga vëllezërit Tate, duke iu premtuar dashuri dhe martesë.

Andrew Tate, një britaniko-amerikan, ka fituar vëmendje online për deklaratat e tij të kontrovershme në lidhje me përgjegjësinë e grave në rastet e sulmeve seksuale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika