“Anët pozitive dhe negative të teknologjisë te fëmijët”

Shpeshherë ndodhë që të kalojmë një kohë të gjatë në celularët tanë, para televizorit apo kompjuterit por si ndikon kjo tek ne apo më saktë si po ndikon tek fëmijët

Siç e dimë, fëmijët mësojnë nga vendi që i rrethon apo më saktë mësojnë nga antarët dhe njerëzit, të cilët ata kanë kontakt me ta.

Celularët janë teknologjia e cila tashmë është pjesë e përditshmërisë sonë, madje edhe e një pjese të madhe të fëmijëve. Ndikimi mund të jetë i mirë në shumë aspekte, por ka edhe anët tjera negative.

Ilustrim

Janë ato të cilat nuk e lejojnë fëmijën të zhvillohet lirshëm në rrethanat dhe vendin ku jeton, pra përshtatja me të tjerët mund të jetë më ndryshe, si shkak i programeve të fëmijëve, të cilat i’u japin mendime se bota duhet të jetë ashtu siç e shohin në media.

Cilat janë anët pozitive?

Të flasim për anët pozitive kemi shumë për të thënë, por një që na bie në sy pak më tepër është:

  • Njohuria e gjuhëve të huaja: Të kthehemi shumë vite më pas, mundësia për të mësuar gjuhë të huaja ka qenë vetëm në shkolla, kurse sot një përparësi e madhe i takon edhe teknologjisë. Në shumë raste hasim fëmijë që e flasin gjuhën angleze rrjedhshëm e gjithë kjo falë celularëve dhe aplikacioneve që ata i përdorin.

Po anët negative?

Sa u përket anëve negative mund të përmendim shumë nga ato si: Dëmtimi i syve, lodhje, koha e humbur para tekonlogjisë dhe jokontakti me të tjerë, gjë që i ka pasojat e veta, si për shembull, nëse e ndërlidhim me fëmijët ekstrovert dhe introvert.

Fëmijët introvert ndjehen rehat vetëm, pra pa prezencen e askujt, pra edhe mbyllja në shtëpi para televizionit mund të ndikojë që fëmija mos të jetë i hapur me të tjerët, dhe të mos e ndjejë mungesën e argëtimit me fëmijë të tjerë. Shumë fëmijë ekstrovert janë të hapur pasi kanë kontakt me botën e jashtme dhe janë shumë më energjik.

Pra, që fëmijët të kenë qasje si në shoqëri e po ashtu edhe në teknologji duhet që gjithmonë të bëjmë një balancim mes tyre.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika