“Anëtarësimi i Kosovës në KiE në fazën finale, por ende shumë për t’u bërë”

Procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës po shënon progres dhe tashmë është “në fazën përfundimtare”, megjithatë, sipas nënkryetares së Kuvendit, ka ende sfida dhe punë të mëtejshme për t'u bërë

Pamje nga takimi i dytë i Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në një takim të Grupit Koordinues për Anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, kanë njoftuar për progresin dhe sfidat që po përjeton vendi në rrugën e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Zëvendësministri Ahmeti ka theksuar se procesi i anëtarësimit ka pasuar një rrjedhë të suksesshme, duke cituar Raportin e Juristëve Eminentë, i cili konfirmon përputhjen e sistemit ligjor të Kosovës me standardet e Këshillit të Evropës.

Ai, gjithashtu, ka theksuar përkushtimin e institucioneve kosovare në adresimin e rekomandimeve të raportit dhe seriozitetin në përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të anëtarësimit.

“Raporti i Juristëve Eminent, i cili sipas procedurës në fuqi dhe praktikave, ka për qëllim të trajtojë nëse sistemi ligjor i Republikës së Kosovës është në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës, e konfirmoi një gjë të tillë, duke theksuar madje se në disa çështje sistemi ligjor i Kosovës tejkalon standardet ndërkombëtare”, ka thënë zëvendësministri Ahmeti.

Nënkryetarja e Kuvendit, Bogujevci, ka ndarë vlerësimin e saj pozitiv për situatën e favorshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe ka shprehur bindjen se Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës.

“Si udhëheqëse e delegacionit të Kosovës qysh nga takimet që kemi pasur në qershor të vitit 2021 ka pasur një qasje shumë pozitive sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka thënë nënkryetarja Bogujevci, duke theksuar se Republika e Kosovës ka dëshmuar se qëndron më mirë se edhe vetë disa shtete që janë shtete anëtare të Këshillit të Evropës.

Megjithatë, ajo ka bërë të ditur se ende ka sfida dhe punë për të përfunduar me sukses anëtarësimin.

“Nuk ka asnjë dilemë që Kosova medoemos duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës. Na ka mbetur pjesa përfundimtare dhe kemi ende shumë punë. Jemi në rrugën e mirë. Kemi me të vërtetë përkrahje të madhe që ta përmbyllim këtë proces”, është shprehur tutje Bogujevci.

Këshilltarja e jashtme, Adelina Hasani, ka prezantuar përfundimet e Raportit të Juristëve Eminentë, duke siguruar se raporti nuk parasheh pengesa për anëtarësimin e Kosovës dhe ofron rekomandime konkrete për përmirësimin e fushave të demokracisë, të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Tutje, siç ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme, bisedat gjatë këtij takimi janë përqendruar në adresimin e rekomandimeve të Raportit të Juristëve Eminentë dhe mundësitë për t’u përpjekur për përmirësimin e gjendjes aktuale brenda një afati sa më të shkurtër kohor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika