Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq: Në këto momente do t’i shohim miqtë e vërtetë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë kohës kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), ai ka thënë se “në këto momente do t'i shohim miqtë e vërtetë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pret që të jenë në mes të 29 dhe 33 votave pro anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

“31 vota u mjaftojnë për shumicën. Por, dua që njerëzve t’u them, pavarësisht sa e vështirë është, ne në këto momente do të shohim se cilët i kemi miq të vërtetë, pavarësisht se çfarë na thonë të tjerët”, ka thënë Vuçiq për “RTS”.

Vuçiq ka thënë se Serbia “nuk ka nevojë për mësues” dhe se sipas tij, populli serb e di se çfarë është e mirë për ta dhe çfarë jo.

“Sa qesharake është kur dikush nga fqinjët të thotë se këtë po e bëjmë për Serbinë, jo për ne. Se kjo është e mirë për Serbinë…Ju nuk e doni Serbinë më shumë se ne. Dhe ky vend nuk ka nevojë për mësues. Populli i këtij vendi e di shumë mirë se çfarë është e mirë për ta dhe çfarë jo”, ka thënë tutje ai, duke shtuar se do të vazhdojë “të luftojë”.

Më tej, ai është shprehur se “një ditë pas kësaj, ne nuk do të jemi të trishtuar. Ne nuk do të shkatërrojmë dhe njollosim imazhin tonë”.

“Por, edhe një ditë pas kësaj, ne nuk do të jemi të trishtuar. Ne nuk do të shkatërrojmë dhe njollosim imazhin tonë. Të nesërmen do t’i veshim trengjyrëshat tona serbe, do t’i varim në shtëpitë tona, do të ecim me krenari nëpër rrugë…”, ka shtuar Vuçiq.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika