Anëtarësimi në KiE, Rohde: Kosova të marrë vendime të guximshme, agjenda mund të ndryshojë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka shtyrë Kosovën që të marrë vendime “të guximshme”, sepse sipas tij, agjenda e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mund të ndryshojë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se agjenda e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mund të ndryshohet edhe në minutën e fundit.

Përmes një postimi në platformën X, Rohde e ka shtyrë Kosovën që të marrë një vendim “të guximshëm” për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës (KiE).

“Agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mund të ndryshohet minutën e fundit. Por, sa më shpejt që Kosova merr një vendim të guximshëm, aq më realiste është të arrish 2/3 e shumicës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës”, ka shkruar Rohde.

Gjatë kësaj periudhe, është raportuar se Gjermania, Franca dhe Italia po kushtëzojnë votat pro Kosovës për në Këshill të Evropës (KiE) me hapa konkretë në drejtim të themelimit të Asociacionit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika