Anëtarët e VV-së kritikohen për propagandë me vizitat në Ujman, ata e mohojnë

Vizitat e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Liqenin e Ujmanit nuk kanë qenë të pakta e të njëjtat po vazhdojnë. Publikimi i tyre në rrjete sociale po konsiderohet si propagandë nga opozita, dhe sipas tyre një qasje e tillë është e dëmshme për sigurinë në veri. Por anëtarët e partisë në pushtet mohojnë se kjo ka të bëjë me qëllime politike

Janë vetëm disa nga anëtarët e partisë në pushtet që kanë vizituar Liqenin e Ujmanit këto ditë.

Deputetë e ministra nga Lëvizja Vetëvendosje po sigurohen që vizitat e tyre të mbërrijnë deri te qytetarët përmes publikimit të fotografive në rrjete sociale.

Por për këto veprime në këtë zonë të veriut ku siguria vlerësohet e brishtë, janë bërë kritika.

Në mesin e kritikuesve është edhe deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, e cila udhëheq edhe komisionin parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së.

Ajo vlerëson se Vetëvendosja me këto vizita po bën propagandë për qëllime elektorale.

”Në mungesë të një agjende konkrete zhvillimore për vendin, në përditshmërinë e skandaleve të tyre, në pamundësi për të mbuluar të metat që kanë në qeverisje, janë vërsulur  veriut të Kosovës dhe i janë vërsulur Ujmanit, ku për çdo ditë shohim filma nga pushtetarët duke bërë reklamë e duke bërë propagandë nga ajo pjesë, ndërsa edhe serbët e Kosovës në bashkëpunim me Aleksandër Vuçiqin janë duke realizuar agjendën e tyre politike”, ka thënë Ganimete Musliu, Deputete e PDK-së.

Por, kritikat i quan absurde njëra nga vizitoret, deputetja Fitore Pacolli.

“Pyetja është sikur të thuash pse po bëhen vizita në Prizren. Pra, nuk duhet ndonjë arsye e veçantë për të shkuar diku ku ka ujë në stinën e ngrohtë të verës. E kuptoj që dikur ishte lajm vet shkuarja në Ujman e madje deshtën t’ia ndërrojnë dhe emrin por tani besoj që shkuarja, freskimi atje dhe shijimi i natyrës nuk përbëjnë ndonjë lajm”, ka thënë Fitore Pacolli, Deputete e LVV-së.

Pacolli nuk është përgjigjur nëse këto vizita po shfrytëzohen për qëllime politikisht duke qenë se zgjedhjet nuk ndodhen larg.

E jo më ndryshe vlerësoi edhe bashkëpartiaku i saj, deputeti Armend Muja.

“Ujmani është i të gjithëve…”, ka thënë Armend Muja, Deputet i LVV-së.

Vizitat e politikanëve, në Ujman nuk i kontribuojnë ruajtjes së sigurisë në veri, vlerësojnë njohës të kësaj fushe.

“Mendoj që kjo nuk i kontribuon Policisë për mbarëvajtjen e sigurisë, kështu po minimizohet puna e Policisë dhe po politizohet si shkak i vizitave të anëtarëve politikë. Vizitat do duheshin bërë vetëm nga institucionet, duke e shtrirë autoritet në atë pjesë dhe aspak anëtarë të subjekteve politike”, k a thënë Drizan Shala, njohës i sigurisë.

Më shumë anëtarë të qeverisë dhe lëvizjes Vetëvendosje në Ujman pati të premten, kur u organizuan një garë kërcimi në ujë si nderim ndaj policëve të Kosovës të rënë në detyrë.

Pak ditë para se kjo ngjarje të organizohej, në afërsi të liqenit ku po freskoheshin qytetarë, u hodh një mjet shpërthyes, i cili shkaktoi vetëm dëme materiale.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika