Futbollisti argjentinas, Angel Di Maria pritet të nënshkruajë kontratën e tij me Juventusin të mërkurën, sipas njoftimeve nga Argjentina.
Di Maria kishte hezituar me javë të tëra që ta merrte vendimin për të ardhmen, pasi u largua nga Paris Saint-Germaini si lojtar i lirë.
Pasi që kontrata e tij skadon më 30 qershor, ai i kishte konsideruar të dyja opsionet, “Bianconeri” dhe Barcelona, ndërsa një sy e ka të fokusuar tek Amerika e Jugut, pas Botërorit 2022.
Menaxherët e futbollistit kanë konfirmuar se bisedimet janë në mbyllje e sipër dhe po priten edhe detajet e fundit për ta mbyllur çështjen.
Di Maria pritet ta nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me Juventusin dhe pritet të paguhet 7.5 milionë euro, plus bonuset, ndërsa është në opsion mundësia e vazhdimit të saj për një vit tjetër.
Thuhet se ai ndodhet me pushime në Spanjë dhe besohet se i ka përfunduar më herët fshehurazi ekzaminimet mjekësore.
Di Maria bëri debutimin e tij ndërkombëtar për Argjentinën në vitin 2008 në moshën 20-vjeçare dhe që atëherë ka bërë mbi 120 paraqitje, përfshirë paraqitjet në tetë turne të mëdhenj.
Futbollisti argjentinas shënoi golin që fitoi medaljen e artë të vendit në Lojërat Olimpike 2008 dhe u shfaq në Kupën e Botës FIFA 2014 , Copa America 2015 dhe Copa America Centenario.
Gjithashtu, Di Maria ndihmoi Argjentinën të fitonte Kupën e Amerikës 2021 , duke shënuar golin e vetëm në finale .