Angjella Berishaj nga Tuzi fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror në Tekvondo

Sportistja nga Mali i Zi, Angjella Berishaj, ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror për Junior në Sofje të Bullgarisë

Angella Berishaj

Sportistja nga Tuzi i Malit të Zi, Angjella Berishaj, është anëtare e klubit të Tekvondosë ‘Besa’. Ajo ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror për Junior të hënën e 8 gushtit.

Kampionati Botëror për Junior është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë. Kundërshtarja e Berishës në ndeshjen e finales ishte përfaqësuesja e Koresë së Jugut, Hong Hyo Rim.

Kjo ndeshje u zhvillua në kategorinë deri në 68 kilogramë, raporton Malësia.

Gjatë garave, Angella Berishaj ka eliminuar sportisten nga Egjipti, Malik Ahmed, sportisten nga Jordania Sarah Al Kuran, sportisten nga Bosnja dhe Hercegovina. Ndërsa, në gjysmëfinale Berisha mposhti Shin Yi Chun nga Taipei.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika