Ankesat e të burgosurve për lirimin me kusht, Haxhiu: Vendimet refuzohen pa arsye

“Nëse një person i dënuar ka treguar sjellje të mirë, dhe ka pranuar përgjegjësinë e tij, atëherë duhet të ekzistojë mundësia për lirimin me kusht", ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

EULEX-i ka prezantuar të enjten Raportin Monitorues për Aplikimin e Lirimit me Kusht në Kosovë, i cili e mbulon periudhën prej muajit mars 2022, deri në shtator 2022, ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ankesat më të shpeshta të të burgosurve janë që lirimi me kusht iu refuzohet pa arsye.

Haxhiu ka thënë se qëllim i Ministrisë mbetet që të garantojnë sistem të besueshëm të drejtë dhe të pavarur, por edhe profesional.

Sipas saj, dënimi me burgim nuk duhet të jetë masa e vetme për sigurinë publike, sidomos kur është fjala për krimet që nuk kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore, shkruan EO.

“Si Ministri e Drejtësisë, kemi për qëllim që të garantojmë një sistem të besueshëm të drejtë dhe të pavarur, por edhe profesional. Drejtësia penale është shtyllë e sistemit të së drejtës. Dënimi me burgim nuk duhet të jetë masa e vetme për sigurinë publike, sidomos kur është fjala për krimet që nuk kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore, e të përdoret lirimi me kusht. Lirimi me kusht nuk është vetëm proces ligjor, por edhe njerëzor apo human. Në vendet demokratike siç është edhe Republika e Kosovës, lirimi me kusht është instrument i zakonshëm”, ka thënë Haxhiu.

Ajo më tej ka thënë se në vizita në qendra korrektuese, të burgosurit i janë ankuar se vendimet e lirimit me kusht konsiderohet që janë vendime standarde e që shumica refuzohen pa arsye.

“Nëse një person i dënuar ka treguar sjellje të mirë, dhe ka pranuar përgjegjësinë e tij, atëherë duhet të ekzistojë mundësia për lirimin me kusht. Po punojmë në përmirësimin e lirimit me kusht, në përmbushjen e standardeve. Një prej ankesave më të shpeshta e të burgosurve kanë qenë vendimet e planit për lirim me kusht, konsiderohet që janë vendime standarde e që shumica refuzohen pa arsye”, ka shtuar Haxhiu.

Shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se raporti përfshin gjetje dhe rekomandime specifike për autoritetet lidhur me aplikimin e lirimit me kusht nga gjashtë institucione korrektuese në tërë Kosovën.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika